Facebook do të lejojë publikuesit e lajmeve të ofrojnë abonime me pagesë për lexuesit

E publikuar: 20/10/2017 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti social Facebook tha ditën e Enjte se kishte nënshkruar marrëveshje me 10 publikues të shquar përfshirë Washington Post dhe Financial Times.

Marrëveshja është pjesë e një testimi të abonimeve me pagesë ku përdoruesit do të kenë akses falas për një numër të caktuar artikujsh çdo muaj shoqëruar nga një opsion me pagesë nga uebsajtet e publikuesve.

Lëvizja shihet si një distancim i rrjetit social nga përpjekja për të mbajtur përdoruesit në platformë dhe pritet të ndihmojë organizatat mediatike të rifitojnë imazhin e tyre pas përhapjes së lajmeve të rreme.

Në të njëjtën kohë rrjeti social do të përmirësonte marrëdhënien me ca publikues të cilët publikojnë në Facebook por kanë vështirësi të tërheqin abonentë me pagesë.

Shumë publikues kanë refuzuar duke qenë se Facebook nuk ofron të dhëna rreth lexuesit derisa ata të blejnë një abonim.

Rrjeti social tha se nuk do të marrë asnjë qindarkë nga abonimet me pagesë. Lidhur me numrin e artikujve që duhet të jenë falas çdo muaj, një ekzekutiv i News Corp shprehej: “10 artikujt falas janë shumë.”

Këto 10 artikujt do të përzgjidhen nga vetë kompania dhe pasi të jenë konsumuar do ti kërkohet lexuesit të blejë një abonim nga uebsajti për akses të plotë. /PCWorld Albanian