ezullohet tenderi për rehabilitimin e njësisë A3 në KEK

E publikuar: 04/07/2025 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se rehabilitimi i A3 nuk është anuluar, por është pezulluar përkohësisht me kërkesën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), si rrjedhojë e një ankese tek ky institucion.

Sipas saj, KEK është i bindur se ankesa në fjalë është e pabazuar dhe ka kërkuar nga OShP që ta trajtojë rastin me prioritet të lartë, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të këtij projekti.

“Kjo bindje është mbështetur edhe nga raporti zyrtar i përpiluar nga Eksperti Shqyrtues i OSHP-së (nr. lëndës 2025/0579), i cili rekomandon Panelin Shqyrtues që ankesa e operatorit ekonomik ankues të refuzohet si e palejuar. KEK rithekson përkushtimin e tij që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë transparente dhe të drejtë, me konkurrencë të hapur, në përputhje të plotë me ligjin dhe me dokumentacionin e përgatitur nga ekspertët profesionistë të KEK-ut, në bashkëpunim me konsulencën e USAID, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare. KEK është i përkushtuar që me vendosmëri ta çojë përpara këtë projekt deri në finalizimin e tij, pa marrë parasysh çdo tendencë për të cenuar integritetin e procesit përmes dezinformatave apo pretendimeve të pabazuara. I bashkohem thirrjes së KEK për të gjitha palët që të shmangin përhapjen e dezinformatave dhe krijimin e pasigurisë në lidhje me projektet strategjike në energji, gjë që mund të rrezikojë jo vetëm suksesin e projekteve por edhe imazhin e Kosovës si vend për të bërë biznes e për të investuar”, ka shkruar ajo në Facebook