Exclusive: Grupe të armatosura lëvizin në fshatrat e malësisë së Kumanovës?

07.05.2015 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Exclusive: Grupe të armatosura lëvizin në fshatrat e malësisë së Kumanovës?

Grupa të armatosura vazhdojnë të sillen dhe grumbullohen sërish në fshatrat e rrethinës së Kumanovës. Siç mëson ekskluzivisht agjencia e lajmeve “Zhurnal”, grupe të armatosura ekzistojnë dhe po lëvizin në Malësinë e Karadakut të Kumanovës. Jozyrtarisht, këta persona po bëhen gati të kryejnë ndonjë sulm më serioz se sa incidenti që kishte ndodhur ditë më parë në Gushincë.

Policia e Maqedonisë nuk ka konfirmuar e as mohuar një gjë të tillë.

Por a ka nevojë për një konflikt të ri nga shqiptarët?

Të gjithë miqtë ndërkombëtarë të shqiptarëve duke përfshirë SHBA, BE dhe vendet antëre të NATO-s  janë kundër një dhune dhe nxitje të ndonjë konflikti nga shqiptarët në Maqedoni.

Porosia e të gjithë diplomatëve të huaj që vizituan Maqedoninë gjatë ditëve të krizës politike ishte se nuk ka nevojë për konflikt të aramatosur dhe se pushteti duhet të bie me mjete demokratike.

“Të gjitha palët duhet të sillen me prëgjegjësi, të tentojnë të gjejnë mënyrë që ta zgjidhin krizën. Maqedonia të progresojë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Fuqimisht besojmë se ka mundësi për integrim të mëtejshëm të Maqedonisë në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe ky duhet të jetë qëllimi primar edhe i opozitës dhe partisë qeveritare dhe Qeverisë”, theksoi zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Ji gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Në Maqedoni qëndruan edhe ambasadorë të pesë shteteve më mendikim që qëndrojnë në qendrën e misionit të OSBE-së në Vjenë, të cilët gjithashtu theksuan se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti i këtij shteti.

Edhe politika zyrtare e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, si dy shtete të shqiptarëve thanë nëmënyrë të prerë se një konflikt i ri nuk është në interes të shqiptarëve.

Shqipëria akuzoi dhe i kërkoi llogari Rusisë për veprimet e fundit pas rastit të Gushincës, ndërsa Kosova tha se në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që çfarëdo grupe të prishin imazhin e Kosovës për të cilin shtet u dhanë me qindra mijë jetë stë shqiptarëve.

Banorët e fshatrave të Karadakut të Kumanovës thanë se s’ka nevoj askush të vijë e të bëjë luftë në vatrat e tyre, pasi ende nuk i kanë shëruar plagët e luftës së 2001. Ata qartë thanë se çdo kush që tenton për çfarëdo interesi të dëmtojë banorët e kësaj ane nuk do të gjejë përkrahjen e banorëve.

Edhe ish komandantë të UÇK-së qartë thanë se nuk është koha të ketë luftë pasi ajo tani shkon vetëm në dobi të maqedonasve dhe interesave sllave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së