Ekonomi

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

14.06.2026 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

Autostrada nga Fushë Kosova që shkon në drejtim të Pejës dhe Prizrenit, është një nga akset rrugore më të frekuentuara në Kosovë.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar kompaninë EX FIS Sh.P.K. që të ushtrojë aktivitetin e shitjes së derivateve të naftës pa licencë në këtë pikë. Për rreth dy vite, veprimtaria ilegale ka vijuar pa ndërhyrje, derisa institucionet e Kosovës kanë konstatuar se kompania po operonte në kundërshtim me ligjin për ushtrimin e veprimtarisë.

Veriu.info ka siguruar një kërkesë të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për fillimin e procedurës kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Gjakovë ndaj EX FIS Sh.P.K. me pronar biznesmenin Isa Muharremi.

Në këtë dokument zyrtar që mban datën 20 prill 2026, tregohet se si inspektorët e IQMT-së kishin kapur EX FIS-in e Isa Muharremit duke shitur naftë pa licencë.

“Gjatë inspektimit të kryer është kërkuar të prezantojë licencën e NDN-së në procesverbalin e inspektimit të datës 26.02.2026. Mirëpo, pala prezente nuk ka arritë të prezantoj dokumentin e kërkuar, ku i është dhënë afat prej 30 ditësh të prezantoj dokumentin përkatës për ushtrimin e veprimtarisë për shitje me pakicë dhe pas këtij afati subjekti ekonomik EX FIS nuk e ka prezantuar dokumentacionin e kërkuar nga inspektorët e Tregut brenda afatit ligjor”, thuhet në dokument.

Në kërkesën me të cilën IQMT-ja i është drejtuar gjykatës, bëhet e ditur se EX FIS nuk posedon leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste, e cila është e obliguar me nenin 6 të Ligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të ripërtëritshme.

Kërkesës drejtuar gjykatës Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut i ka bashkëngjitur si provë edhe procesverbalin me numër 24/000544.

Mediumi ka kërkuar nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut qasje në këtë procesverbal, por zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike, Xhemajl Jashari nuk ka dhënë qasje në këtë dokument.

Çka parasheh neni 6 i Ligjit për Tregtinë e Naftës?

Akti ligjor të cilin e ka shkelur EX FIS me rastin e ushtrimit të veprimtarisë pa licencë thotë se të gjitha subjektet duhet të pajisen me leje të vlefshme.

Prej kur funksionon EX FIS në Kijevë të Malishevës?

Nga publikimet e EX FIS në faqen e tyre në Facebook, kuptohet se kjo pikë e shitjes së derivateve të naftës është hapur në prill 2024. Se si ka arritur të funksionojë në qendër të autostradës për rreth dy vite pa licencë, kjo është e paqartë, përveç nëse dikush nga shteti i ka qëndruar përkrah!?

Në kërkesën e IQMT-së drejtuar gjykatës nuk bëhet e ditur nëse kjo pikë është mbyllur në mungesë të licencës apo është lënë të vazhdojë operimin pa leje edhe më tutje. Por që është e qartë se të paktën 30 ditë pa licencë ka funksionuar edhe pas inspektimit, pasi që inspektorët e Tregut i kanë dhënë afat 30 ditor të prezantojë licencën, të cilën siç bëhet e ditur në dokument nuk e ka prezantuar.

Mediumi ka tentuar të marrë një qëndrim nga EX FIS Sh.P.K lidhur me ushtrimin veprimtarisë në mënyrë ilegale, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Kush është EX FIS?

Kompania EX FIS Sh.P.K. që merret me shitjen e derivateve të naftës me shumicë dhe pakicë është e themeluar në vitin 2005, ku 100% të aksioneve i zotëron biznesmeni Isa Muharremi.

Foto: Isa Muharremi – pronar i EX FIS
EX FIS ishte donatori më i madh i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2019, pasi që kishte dhuruar 9 mijë 534 euro donacion, më shumë se çdo individ apo kompani tjetër në këto zgjedhje.

Në vitin 2024 ishte raportuar se si EX FIS kishte tentuar t’i uzurponte pompat e derivateve në veri të Kosovës që ishin në pronësi të AKP-së, akoma pa u përmbyllur shpallja për dhënien e tyre në shfrytëzim.

Përfitimet favorizuese të EX FIS nga shteti kishin kulmuar më 31 dhjetor 2025, pasi që kësaj kompanie i ishte zgjatur monopoli edhe për 7 vite për furnizim me kerozinë në Aeroportin e Prishtinës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare