“Evropë qite n’veti” rikthehet në teatrin e Gjilanit

E publikuar: 10/05/2017 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas disa shfaqjeve të suksesshme që pati në disa vende të Kosovës, Stand Up Comedy-a “Evropë qite n’veti” rikthehet në teatrin e Gjilanit.
Me aktorë Kushtrim Qerimi, Avni Shkodra dhe Ernest Zymberi, përmes kësaj Stand Up Comedy-e trajtohen disa tema aktuale në vendin tonë si: raporti i Shqiptarëve me Evropën: për politikë, punë, çaja, teknologji, dasma, viza, sehire (magji), miza, monedha, etj, duke përfshirë edhe ngjarjet të cilan mund të kenë ndodhur së fundmi.

Repriza e pestë e Stand Up Comedy-së “Evropë qite n’veti”, jepet të shtunë e 13 majit nga ora 20:00.

Vlen të përmendet se pas Kosovës, planet janë të jepet edhe para publikut në Shkup.