Euro 2016, Shqipëria, Kroacia e Rumani ruajnë nderin e Ballkanit

18.11.2015 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Euro 2016, Shqipëria, Kroacia e Rumani ruajnë nderin e Ballkanit

Suksesi historik i Shqipërisë me kualifikimin në Euro 2016 merr përmasa më të mëdha pas plotësimit të kuadros me skuadrat pjesëmarrëse në eventin kontinental. Në fakt janë vetëm Shqipëria , Kroacia dhe Rumania ato që “shpëtojnë nderin” e Ballkanit pasi do të jenë në fakt vetëm kuqezinjtë e De Biasit dhe skuadra e Ante Cacic si dhe Rumania skuadrat që do të përfaqësojnë gadishullin në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm. Nuk do të jenë në Europian as Greqia e as Bullgaria ndërsa ishte një zhgënjim total paraqitja e skuadrave të ish Jugosllavisë. Para nisjes së eliminatoreve të Euro 2014 ishin të shumë ata që parashikonin “pushtimin sllav” pasi me 6 skuadra nga ish Republikat e ish Jugosllavisë dhe formatin e ri prej 24 skuadrash pjesëmarrëse dukeshin të mëdha shanset që të kishte disa skuadra sllave në Francë, por dicka e tillë nuk ndodhi.

Dështimi i përfaqësueseve të ish jugosslavisë u kompletua me mbrëmjen e play-offit në Maribor dhe Dublin me eliminimin e Sllovenisë dhe Bosnje Hercegovinës respektivisht nga Ukraina dhe Irlanda. Ky ishte zhgënjimi i fundit në radhë pas dështimit të Maqedonisë që përfundoi e fundit në Grupin C me pikë të barabarta me Luksemburgun, Serbisë që e mbylli fushatën e parafundit në Grupin I, e shkëputur me plot 10 pikë nga Shqipëria që u kualifikua si e dyta e Grupit, ndërsa Mali i Zi nuk ishte kurrë realisht në garë për një vend në parajsën e futbollit.

Të gjitha këto skuadra u eliminuan që në ndeshjet në Grupe ndërsa play-offi i Nëntorit certifikoi krizën e futbollit të republikave të ish Jugosllavisë me eliminimin e Sllovenisë dhe Bosnjes. Por në një rrafsh më të gjerë nuk ishin vetëm sllavët që zhgënjyen, pasi fushata e eliminatoreve ishte një zhgënjim i vërtetë edhe për Greqinë, kampione të Europës në 2004 që nuk arriti të kualifikohej, apo për Bullgarinë një tjetër skuadër ballkanike që zhgënjeu në fushatën eleminatore. Në këtë mënyrë është pikërisht Shqipëria së bashku me Kroacinë dhe Rumaninë që do të mbajnë lart flamurin e Ballkanit në Francë si të vetmet përfaqësuese të tij në eventin madhor kontinental.Një tjetër konfirmim ky se harta e gadishullit ka ndryshuar edhe në aspektin futbollistik./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)