EUKOJUST ndihmoi digjitalizimin, Haxhiu: Projekti mund të nxisë qasje më të përqendruar të qytetari

E publikuar: 19/06/2024 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST ndihmoi në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe efikasitetit të drejtësisë ne Kosovë.

Kështu thanë panelistët në konferencën përmbyllëse të prezantimit të këtij programi.

Ambasadore e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, tha se EUKOJUST ka krijuar të gjitha dokumentet për një sistem digjitalizimi në sistemin gjyqësor në Kosovë.

“Projekti i ka ndihmuar sistemit të drejtësisë dhe gjyqësorit mendoj së Kroacia mund të jetë një shembull i mirë për Kosovën sepse ne jemi anëtari me i ri në BE dhe ne me Kosovën kemi ndarë sistemin e njëjtë të gjyqësorit dhe ne i dimë sfidat dhe mund të iu tregojmë çka të shmangeni gabimet që i kishim bërë ne dhe duke qenë shteti më i ri i BE-së ne kemi mbledh njohuritë e 27 shteteve dhe i shfrytëzuam dhe tani është në duar tona të iu ndihmojmë shteteve tjera. Mos harroni se Kroacia ishte i pari që kishim përpiluar plan veprimi zë gjitha udhëzimet besoj fuqishëm. Procesi i digjitalizimit nuk do i zgjidh problemet, por të rrit efikasitetin e zgjidhjes së problemeve”, theksoi Barisic.

Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi rëndësinë që ka digjitalizimi për dikasterin që ajo drejton.

“MD-ja e ka njohur rëndësinë e digjitalizimit që janë nën ombrellën e MD-së. Rekomandimet dhe veprimet që dalin nga ky dokument do përfshihen në planin e rishikuar që është pjesë e digjitalizimit për periudhën 2024-2028, besojmë se do jetë një udhërrëfyes pasi ky projekt mund të nxisë një qasje më të përqendruar të qytetari pas këtij procesi gjithçka do jetë më ndryshe, ne e kemi parë rëndësinë e digjitalizimit që lidhet me qytetarinë”, u shpreh Haxhiu.

Ardian Hajdaraj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, theksoi se digjitalizimi i punës është prioritet i KPK-së.

“Ne udhëzuam kryeprokurët për qasjen e tyre në përdorimin e të dhënave të Smil, gjatë përdorimit të dhënave të SMIL, ka vlerësuar përformancën. KPK-së pa përdor të dhënat e SMIL për të hartuar planin, lansoj portalin e ri duke i mundësuar secilës prokurori. Digjitalizimi i punës është qëllim i KPK-së”, deklaroi Hajdaraj.

Ndërsa, Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, vlerësoi se programi EUKOJUST erdhi në kohën e duhur, kur KGJK u përballë me mungesë të efikasitetit për shkak të pandemisë.

“Është shtirë më e përshkru listën e aktiviteteve që ne kemi pas me EUKOJUST, ky projekt erdhi në kohën pas pandemisë ku KGJK u përballë me mungesë efikasiteti në shërbim të qytetarit dhe rritjes së transparencës së qytetarit, me një dosje manuale nga ajo digjitale. Ka pas një kontribut të jashtëzakonshëm në rritjen e kualitetit të dhënave në matjen e përformancës së gjyqtarëve, gjykatave, përformancën e përmbushjes së. Kemi pas mbështetje me 26 konsulent nga EUKOJUST, procesi i cilësisë së të dhënave ka qenë kompleks ndihma direkte e EUKOJUST ka qenë direkte ku shërbimi është efikas dhe i besueshëm, është dimension i rëndësishëm që kishim me EUKOJUST, pa e mohuar koordinimin me institucionet”, tha Zogaj.

Ekspert i EUKOJUST, Arben Isufi, tha se kanë ofruar ekspertizë prej fazës fillestare deri të lansimi i tenderit ka qenë më i vështirë.

“Derisa po flasim për digjitalizimin dua t’i kushtojë vëmendje një projekte kjo është vëmendja të fatkeqësitë. Në këtë aktivitet ne kemi ofruar ekspertizë që prej fazës fillestare deri të lansimi i tenderit ka qenë më i vështirë, marrë parasysh kompleksitetin e këtij projekti. Projekti është zgjeruar në kuptimin e zbatimit të projekteve të reja të TIKU-t. Do ndihmojë KPK-në në reforma zhvillim profesional të gjyqtarëve. Menaxhimi elektronik i financave ky sistem do ndihmojë KGJK-në të rrit transparencë dhe rrit llogaridhënien dhe të dalë në një menaxhmet”, theksoi ai.

Kurse, Cristian Nicoara, tha se e kanë ndihmuar KPK-në që t’i identifikojë të dhënat.

“Qasja jonë drejt KPK-së është për të ndihmuar që të identifikojnë të dhënat qe kanë pas në vendimmarrje ka ndodh që në fillim të zbatimit të projektit, ishim në pozitë të mirë për t’i ofruar Këshillit për zbatimin e planit. Këshilli është në proces të krijimit zë një plani strategjik, të krijohen kapacitete brenda këshillit në mënyrë që vetë t’i hartojnë. Një plan i ri do krijohet edhe me ndihmën apo pa ndihmën e jashtme, këto kapacitete ekzistojnë brenda Këshillit dhe do zbatohen”, u shpreh ai.

/eo