Ekonomi

Euforia dhe zhgënjimi nga CEFTA

28.05.2016 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Euforia dhe zhgënjimi nga CEFTA

Para nëntë vjetësh, Kosova zyrtarisht është bërë anëtare e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e Evropës Qendrore, e njohur më shkurtesën CEFTA.

Ky mekanizëm është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim të thellimit të integrimit ekonomik me vendet e rajonit.

Hyrja në këtë mekanizëm atëbotë ishte mirëpritur nga institucionet e atëhershme të Kosovës, kurse euforia për përfitime ekonomike nuk mungonte as te komuniteti i biznesit, por as te zyrtarët qeveritarë.

Pas gati një dekadë, vetë udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe afariste në Kosovë, thonë se rezultatet e marrëveshjes kanë qenë vetëm në aspektin politik dhe jo në atë ekonomik.

Ata vlerësojnë se në kohën e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm, industria e prodhimit është ballafaquar me barriera të ndryshme, gjë që ka mundësuar hyrjen e produkteve të rajonit me çmim më të lirë në tregun e Kosovës.

Madje, sipas një hulumtimi të publikuar nga një asociacion ekonomik që vepron në Kosovë, thuhet se bilanci negativ i Kosovës nga kjo marrëveshje, ka arritur në mbi 6 miliardë euro.

Se bizneset në Kosovë nuk kanë përfituar nga kjo marrëveshje e thotë edhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin për Tregti, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“Nga viti në vit, është vërejtur se institucionet e Kosovës kanë përfituar nga kjo marrëveshje, në kuptimin e themelimit të strukturave raportuese, që në një mënyrë ka ndihmuar edhe si model në krijimin e strukturave raportuese edhe Marrëveshja për Stabilizim-Asociim.”

“Kurse, sa i përket aspekteve ekonomike dhe tregtare, siç dihet edhe nga ankesat dhe shqetësimet që ka pasur komuniteti i biznesit, nuk ka pasur rezultate në mënyrë të kënaqshme nga kjo marrëveshje”, thotë Dervisholli.

Një hulumtim që ditë më parë ka prezantuar Aleanca Kosovare e Biznesit, tregon bilancin negativ tregtar në periudhën 2005-2015.

Agim Shahini, kryetar i këtij asociacioni ekonomik, tregon se bilanci negativ i Kosovës gjatë kësaj periudhe, ka qenë 6 miliardë e 400 milionë euro. Sipas këtij hulumtimi, importi i produkteve të vendeve anëtare të CEFTA-s në Kosovë, ka qenë mbi 7 miliardë euro, kurse Kosova ka arritur të eksportojë më pak se një miliard euro.

“Vetë deficiti tregtar tregon se kush ka përfituar, do të thotë nga të gjitha këto vende, përfitime më të mëdha kanë pasur vendet që kanë pasur një ekonomi të zhvilluar, që kanë pasur dhe vazhdojnë të jenë me produktet e tyre në Kosovë. Kurse, Kosova nga e gjithë kjo ka përfituar treg në Shqipëri”, thekson Shahini.

Në anën tjetër, pronarë të kompanive në Kosovë, pohojnë se prodhimet e Kosovës kanë qenë të rrezikuara nga kjo marrëveshje, pasi kanë qenë të papërkrahura nga shteti.

Por, kompanitë prodhuese që kanë qenë më të përgatitura kanë arritur përfitime nga kjo marrëveshje.

Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex” që merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike në Kosovë, për Radion Evropa e Lirë, tregon se ka pasur lehtësira për kompaninë e tij, nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

“Këtu ka qenë gabim i institucioneve që nuk kanë bërë shumë për prodhuesit.Lënda e parë që vjen nga Bashkimi Evropian, por edhe më gjerë, është dashur të lirohet nga taksa doganore”.

“Natyrisht se kemi qenë të rrezikuar, por meqenëse kompania jonë ka qenë kompani që ka eksportuar dhe 60 për qind të eksportit e ka në vendet e CEFTA-s, natyrisht se për ne ka qenë e arsyeshme dhe ka krijuar mundësi për depërtimin në këto tregje”, thotë Palushi.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se CEFTA, si dokument ka qëllim të mirë, por në praktikë bizneseve në Kosovë nuk u ka sjell dobi, po një konkurrencë të padrejtë, e cila i ka dëmtuar.

Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” për Radion Evropa e Lirë, thotë se qëllimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë promovimi i tregtisë së lirë, mirëpo mënyra e negocimit, thotë ai, nuk ka përfillur situatën specifike, në të cilën kanë qenë bizneset prodhuese.

“Në atë periudhë, bizneset kanë qenë në krizë, jo në rritje, jo në zhvillim, dhe realisht ato nuk kanë qenë konkurrente me produktet që kanë ardhur nga vendet e CEFTA-s, të cilat kanë një traditë, një përkrahje institucionale dhe kanë një fuqi shumë më të madhe konkurruese se sa produktet vendore”.

“Kështu që, kjo nuk ka sjellë dobi për bizneset vendore, por vetëm një konkurrencë që i ka dëmtuar”, vlerëson Rexhepi për Radion Evropa e Lirë

Në këtë mekanizëm, Republika e Kosovës është anëtarësuar në vitin 2007. Për shkak se në atë periudhë Kosova nuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMK-ut, Joachim Ruecker.

Kurse, në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, autoritetet shtetërore, ndërruan vulat doganore nga ato të UNMIK-ut, në vula doganore të Kosovës.

Ndërrimi i vulave shërbeu si shkak për Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën, shtete këto që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, t’i bllokojnë produktet kosovare.

Kurse, Qeveria e Kosovës pati vendosur masa të plota reciproke për produktet e Serbisë, ndërsa taksë doganore prej 10 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Bosnja fqinje, transmeton rel.

Serbia edhe viteve tjera u ka shkaktuar disa probleme prodhuesve nga Kosova, e bllokadë prodhimeve “Made in Kosova” u kanë paraqitur jo rrallë herë edhe Maqedonia dhe Shqipëria.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje