Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka nisur takimet me qytetarë nëpër Kosovë, në kuadër të fushatës së tij “Espresso me Bedri Hamzën”.
Ai sot e ka pirë kafen e mëngjesit me doktoreshën Adrianë, me të cilën tha se ka biseduar për rritjen e pagave 50% për mjekët dhe personelin shëndetësor.
“Rritja 50% e pagave do ta përmirësojë mirëqenien e personelit shëndetësor dhe do t’i motivojë të qëndrojnë në Kosovë për ta ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për qytetarët tanë”, ka shkruar Hamza.