“Është tragjedi”- Putin: Duhet të mendojmë se si ta ndalojmë luftën në Ukrainë!

E publikuar: 22/11/2023 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shprehur se duhet të mendojnë se si të ndalojnë luftën në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, komentet Putin i bëri në samitin e G20, ku tha se lufta në Ukrainë është një tragjedi. Ai tha se Rusia është e gatshme për bisedime, por fajësoi edhe një herë Ukrainën për mos vazhdimin e negociatave.

Putin tha se ekziston një ligj në Ukrainë që ndalon bisedimet me Rusinë.

Të dy palët u angazhuan më parë në negociata, por pak përparim u arrit pasi Rusia ka refuzuar të heqë dorë nga territori që ka marrë në Ukrainë, ndërsa Kievi dëshiron të kthehet e gjithë toka e tij.

Që atëherë, Putin ka pohuar vazhdimisht se është gati për bisedime – por analistët besojnë se ai në fakt nuk ka gjasa ta bëjë këtë deri në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

Kjo për shkak se zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 mund të ndikojnë në mbështetjen perëndimore për Ukrainën, me Donald Trump, i cili ka qenë shumë kritik për ofrimin e mbështetjes për Kievin, që pritet gjerësisht të fitojë nominimin republikan.