Është gjallë apo i vdekur lideri i Shtetit Islamik?

28.04.2015 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Është gjallë apo i vdekur lideri i Shtetit Islamik?

Pas një javë spekulimesh për shëndetin e liderit të grupit militant Shteti Islamik Abu Bakr al Baghdadi, një agjenci lajmesh në Iran, ka raportuar pretendimet më të çuditshme deri më tash. Sipas tyre, lideri militant nga Iraku ka vdekur në një spital të Izraelit.

Agjencia Fars News, që është e afërt me Gardën Islamike Revolucionare, raportoi me 26 prill se para se të vdiste, Baghdadi ishte hospitalizuar në spitalin Golan Heights për trajtim, nga plagët që thuhet t’i ketë marrë gjatë një “sulmi të Armatës Irakiane”.

Javën e kaluar, e përditshmja britanike Guardian raportoi se Baghdadi kishte pësuar lëndime serioze, madje të rrezikshme për jetën, duke nxitur kështu shumë spekulime për shëndetin dhe vendndodhjen e Baghdadit.

Guardian raportoi se sipas burimeve – duke përfshirë edhe këshilltarin e qeverisë irakiane, Hisham al-Hashimi – Baghdadi ishte plagosur me 18 mars gjatë një sulmi ajror nga forcat amerikane.

Pentagoni më vonë kundërshtoi që Baghdadi kishte qenë cak i këtyre sulmeve ajrore.

Agjencia e lajmeve Fars, po ashtu raporti se Shteti Islamik në Irak kishte shkuar aq larg, sa që është ” zotuar tashmë për besnikëri ndaj një lideri të ri të quajtur Abdul Rahman al-Sheijar, alias Abu Ali Afri.

Janë dy elemente kryesore në këtë pretendim të agjencisë Fars, e që dallojnë nga lajmet tjera.

E para, përderisa Fars kishte përcjellur storien e Guardianit që raportoi se Baghdadi ishte plagosur në një “ sulm ajror në Irak më 18 mars”, Fars ka kundërshtuar t’i jap merita SHBA-së për sulmin.

Në anën tjetër, portali Fars raportoi së Forcat Ushtarake – referencë për militantët shiitë të Irakut – janë përgjegjës për sulmin.

E dyta, sipas Fars, Baghdadi ka qenë duke u trajtuar në një spital në territorin e kapur nga Izraeli, afër kufirit me Sirinë – detaj që jo befasisht, nuk është përmendur në raportet tjera.

Përfshirja e këtij detaji nga agjencia iraniane Fars është në një vijë me raportimet e mëparshme që janë bërë nga disa zyrtarë iranianë, që akuzonin Izraelin dhe agjencinë izraelite të Mossadt, për krijimin e Shtetit Islamik.

Në nëntor, ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, tha në komentet e publikuara nga Fars që “Mossadi nuk ka pasur vetëm rol në formimin e IS-it, por edhe ka përkrahur funksionimin e tij”, raporton rel.

Që kur pretendimet për vdekjen e liderit të IS-it filluan të përhapen me të madhe më 27 prill, Martin Chulov nga e përditshmja Guardian që kishte raportuar më 21 prill për plagosjen e Baghdadit, ka deklaruar se ai nuk mund t’i konfirmojë këto pretendime.

Duke cituar burimet e tij, ai tha se “Baghdadi ka pasur lëndime të boshtit kurrizor dhe është duke u trajtuar në Mosul të Irakut”./infosot.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara