Është caktuar kodi ndërkombëtar telefonik i Kosovës

20.05.2015 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Është caktuar kodi ndërkombëtar telefonik i Kosovës

Në Bruksel dje janë zhvilluar bisedimet për zbatimin e marrëveshjes për telekomin, ku fokusi ishte tek dakordimi për çështjet që kanë të bëjnë me planin për veprim ku parashihen obligimet dhe afatet për palët, sipas kësaj marrëveshje.

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, e cila kryeson me delegacionin e Kosovës, deklaroi se në këtë raund të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është shënuar përparim në përafrimin e qëndrimeve mes palëve në çështjet që janë të lidhura me planin për veprim.

“Në këtë kuadër ka pasur dakordime për disa çështje të rëndësishme si dhe jemi pajtuar që të përshpejtohet ky proces duke precizuar afatet kohore për obligimet që i ka secila palë nga ky proces. Në këtë kuadër, Kosova do ta marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383 nga ITU, ndërsa kërkesën në emër të Republikës së Kosovës do ta bëj Austria. Marrja e kodit telefonik për Kosovën ka rëndësi të madhe sepse Kosova do ketë një kod të vetëm siç e ka çdo shtet, për dallim nga situata e tashme kur në përdorim janë disa kode”, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se ka pajtim që edhe operatorët e dy shteteve të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave për qytetarët dhe që Kosova të përfshihet në nismën rajonale për roamingun.

Më tutje, sipas një komunikate të publikuar sot, ministrja Tahiri, theksoi se pjesë e marrëveshjes është një lejim i përkohshëm për një kompani të re të telefonisë në Kosovë, e cila do ketë fushëveprim të kufizuar. Nuk bëhet fjalë për operator të ri të telefonisë meqë ai merret në Kosovë vetëm përmes procedurave tenderuese ndërkombëtare. Me dakordimin final të këtij plani për zbatim që pritet të përmbyllet në takimin e radhës do të shuhen operatorët ilegal që kanë vepruar në Kosovë në fushën e telekomunikacionit.

Ministrja gjithashtu tha se u pajtuam që gjatë këtij muaji sërish të zhvillohen takime në Bruksel në mënyrë që të precizojmë secilin detaj të planit të zbatimit në lidhje me telekomin, si dhe pas rrumbullakimit të këtij procesi, ky dokument të paraqitet për trajtim dhe aprovim në nivelin e kryeministrave të dy shteteve dhe PL/BE-së Mogherini, që pritet të mbahet së shpejti.
/express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare