“Është atakuar Kushtetuta” – Fatmir Limaj akuzon Kurtin për ndërhyrje në zgjedhjen kryeprokurorit

E publikuar: 20/04/2023 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkelur Kushtetutën me deklarimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Kurti deklaroi se sa të jetë ai kryeministër, nuk do të emërohet Blerim Isufaj si kryeprokuror. Limaj thotë se kjo përbën shelje.

“Ka bërë ndërhyrje të Kushtetutës dhe tëligjit. Njerëz për deklarime të tilla ku ndërhyjnë në kompetenca është tejkalim i obligimeve ligjore. Kryeministri nuk e mbron Kushtetutën, këtë nuk po e kuptojnë, ai e zbaton. Mbrojtëse një pjesë është presidentja, ndërsa pjesën më të madhe Gjykata Kushtetuese”, tha ai në emisionin Pressing në T7. /Express