Ermina Lekaj Përlaskaj, një kandidate e denjë për Parlamentin kroat

25.10.2015 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ermina Lekaj Përlaskaj, një kandidate e denjë për Parlamentin kroat

Shqiptarja nga Kosova Ermina Lekaj Përlaskaj ka kandiduar për deputete në Parlamentin kroat.

Një aktiviste e palodhshme e çështjes kombëtare, Ermina gjithnjë është angazhuar për mirëqenien e shqiptarëve të Kroacisë. E lindur në Kosovë, Ermina është arsimuar në Rjekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut. Falë përgatitjes profesionale ajo punon si konsulentë për prokurim publik ndërsa nga viti 2000 është e punësuar si drejtore për çështje juridike – ligjore, publike dhe kadrovike në Ujësjellësin Zhrnovnica d.o.o., në Novi Vinodolski.

Falë punës dhe angazhimit të saj Ermina vendosi të kandidojë për ulësen e deputetes në zonën elektorale XII, si kandidate e pavarur për pjesëtarët e minoriteteve kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene.

Kandidatja Ermina Lekaj Përlaskaj garon nën moton “Dil voto, vendos për veten”.

Ajo u premton pakicave, se nëse votojnë për të, nuk do t’i zhgënjej.

Ajo duke iu drejtuar mbështetësve të saj tha: “Duke konsideruar faktin ligjor që pakica kombëtare shqiptare ka aftësinë për përfaqësim në organin më të lartë ligjvënës të Republikës së Kroacisë, është shumë e rëndësishme, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të thyer paragjykimet mbi pakicat kombëtare”.

Kandidatja Lekaj Përlaskaj ju premtoj se se me zgjedhjen e saj kërkesat e tyre do të realizohen si dhe do të gëzojnë një sërë të drejtash – politike, etnike, të punës, statusore, arsimit, kulturës, etj.

Për zonjën Ermina Lekaj Përlaskaj hyrja në parlamentin kroat do hap derën për të ardhmen më të mirë. Si juristë profesionale në Parlamentin Kroat do të avokoj për zbatimin konsekuent të Ligjit kushtetues për pakicat kombëtare, me të cilin garantohet ruajtja e identitetit të minoriteteve, ruajtja e kulturës së identitetit të pakicës duke mbrojtur kulturën dhe gjuhën si dhe realizimin e një sërë përfitimesh që pjesëtarët e pakicave duhet të gëzojnë. Parimi kryesor udhëzues për zonjën Lekaj Përlaskaj do të jenë të drejtat e barabarta dhe mundësitë për të gjithë pjesëtarët e pakicave në shprehjen dhe praktikën e nevojave kulturore dhe sociale kombëtare.

Ajo premton gjithashtu që do të punojë në bashkëpunim më të mirë midis Kroacisë dhe vendeve amtare të pakicave kombëtare. Duke qenë vet femër, zonja Lekaj Përlaskaj do të ketë konsideratë të veçantë për gratë si anëtare me të drejta të barabarta në shoqëri, kështu që ajo beson se ato do të mbështesin kandidaturën e saj.

Sa i përket gjuhës së pakicave ajo ju premton mbështetësve të saj se do të avokojë për mësimin plotësues në gjuhët e pakicave kudo që është e nevojshme. “Do të mundësoj studim më të lehtë për të rinjtë nga vendet tona si dhe hapjen e Qendrës Kulturore për minoritete në Zagreb, dhe në vendet tjera me përqendrim të lartë të pakicave” u ka premtuar kandidatja Lekaj Përlaskaj përkrahësve të saj.

Zgjedhjet për Parlamentin kroat do të zhvillohen më 8 nëntor. Ermina Lekaj Përlaskaj garon për herë të dytë. Katër vjet më parë, ajo ishte shumë afër fitores, por nuk arriti të fitojë ulësen e deputetes për një numër të vogël të votave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare