Erjon Bogdani: Besoj te fitorja ndaj Armenisë

27.03.2015 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Erjon Bogdani: Besoj te fitorja ndaj Armenisë

Përpara përballjes së 29 marsit, Bogdani vizitoi përfaqësuesen gjatë grumbullimit të saj në “Tropikal” për të takuar ish kolegët e tij në përfaqësuese.

Në ndeshjen me Armeninë do të jetë e rëndësishme mbi të gjitha shënimi i një goli dhe askush tjetër më mirë se Erjon Bogdani, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kuqezinjtë, nuk mund të japë këshilla për dërgimin e topit në rrjetë. Përpara përballjes së 29 marsit, Bogdani vizitoi përfaqësuesen gjatë grumbullimit të saj në “Tropikal” për të takuar ish kolegët e tij në përfaqësuese dhe pse jo dhe për të dhënë ndonjë këshillë për dërgimin e topit në rrjetë.

“Ishte një ftesë nga djemtë për t’i vizituar në prag të kësaj ndeshje dhe e pranova me kënaqësi ftesën e tyre, pse jo dhe për t’i dhënë ndonjë këshillë në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për ne”.

Ndeshjet e fundit të Shqipërisë e bëjnë Bogdanin të jetë optimist për marrjen e një rezultati pozitiv ndaj Armenisë.

“Duke u bazuar në tre ndeshjet e fundit dhe lojërat që ka zhvilluar kombëtarja, na ka bërë të gjithë të jemi shumë optimistë për marrjen e një rezultati pozitiv ndaj Armenisë dhe të shpresojmë gjithashtu në ëndrrën tonë të madhe, që është kualifikimi”.

Sulmuesi që ka luajtur për 74 ndeshje me përfaqësuesen në të tilla përballje ndjen thirrjen e fanellës por tashmë që ka varur këpucët në gozhdë, Erjoni premton se do të japë maksimumin nga tribuna duke përkrahur përfaqësuesen si tifozi i saj numër 1.

“Sigurisht që ndonjëherë ndjej nevojë për të zbritur në fushë, por gjithsesi unë mbetem pranë kombëtares dhe pavarsisht se nuk luajë më, jam tifozi numër 1 i Shqipërisë dhe do të jap përkrahjen time nga tribuna”.

Në fund dhe një këshillë e Bogdanit për ish-shokët e tij kuqezinj në prag të ndeshjes me Armeninë.

“Këshilla ime për djemtë është që të luajnë siç luajtën ndaj Francës, sepse me atë lojë e kemi të sigurtë fitoren”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)