Epoka post kanabis në Lazarat; burrat në burg, gratë mbledhin bimë medicinale

15.07.2015 00:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Epoka post kanabis në Lazarat; burrat në burg, gratë mbledhin bimë medicinale

Rrugëve të Lazaratit takon më së shumti gra dhe të moshuar. Shumica të shohin si një të huaj që nuk ka vend mes tyre.

Të moshuarit, mes lojës me letra dhe dominosë, bisedojnë për fshatin, shtetin, policinë dhe të arrestuarit. Sinan Gaba, i cili ka nipin në burg, i shikon të qëllimshme arrestimet e një viti më parë, një frymë kjo që duket se është tek të gjithë.

“Më arrestuan nipin për 300 gramë hashash. Përse..? Edhe unë e pi hashashin”, shprehet Sinan Gaba, raporton TopChannel.

“Mbjellja e hashashit është lënë nga qeveritë e mëparshme. Nuk kishte pse t’i arrestonte njerëzit, të asgjësonte hashashin”, shprehet një banor i Lazaratit.

Prokuroria ka nën hetim 116 banorë. Aktualisht në burg janë 90 persona dhe në kërkim 20 të tjerë, jo vetëm për drogë, por edhe për armë dhe kundërshtim të policisë.

Bibo Llakatura, 78 vjeçe, lindur në një lagje, e martuar në lagjen tjetër të Lazaratit, ka djalin në burg.

“Policia gjeti disa fishekë dhe një sasi të vogël hashashi. Për vetëm këto më arrestoi djalin”, shprehet 78-vjeçarja.

Pas viteve ‘90, e moshuara e ndan kohën në dy pjesë, para dhe pas hashashit.

“Mbjellja e hashashit kishte shumë punë. Pastaj farën e tij e blinim me lekë edhe uji ishte me lekë. Një diferencë e pakët na mbetej nga shitja e tij”, shprehet Bibo Llakatura.

Ajo ka ardhur për vizitë tek fqinji i saj, e moshuar po ashtu, e cila ka probleme me drejtësinë për shkak të drogës.

“Edhe sikur të na thonë ta mbjellim tani, trembemi pasi na merr policia. Kjo plaka këtu, kishte mbjelle nja dy rrënjë dhe kanë ardhur disa herë ta marrin”, thotë 78-vjeçarja.

E ndërsa kanë mbetur në vend fuçitë e dikurshme ku mbillej hashash, kurse ato pak metra tokë janë mbjellë tashmë me perimet e stinës. Një automjet grumbullon tashmë bimët medicinale që mblidhen në mal nga gratë.

Edhe në qendër të fshatit, shitësja tregon një fletore, ku sipas saj janë shënuar borxhet.

“Kam për të mbledhur 12 borxhe. Edhe kjo nëna e mori kafen pa lekë. Na keni bërë si Gërdeci”, shprehet shitësja.

E ndërsa të gjithë dënojnë vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, në mure janë shkruar parulla kundër policisë (fuck police).

Ata pak të rinj që gjen në fshat nuk pranojnë të flasin, pasi siç thonë jashtë kamerës nëse flet, në darkë shpallesh në kërkim e në mëngjes arrestohesh. Por një banor mendon se për të rinjtë duhet menduar se si ata të riintegrohen.

Pas përfundimit të epokës së kanabisit, lazaratasit gjenden përballë detyrimit për t’iu përshtatur një tjetër mënyre jetese, e cila duket se më e vështirë është për të rinjtë. Nga tregtia e hashashti është e vështirë që ata të përshtaten me tregtinë e bimëve medicinale apo të perimeve, ku mungesa e tokës dhe ujit e bën realisht të vështirë jetesën.

Epoka e kanabisit për Lazaratin ka mbaruar dhe derisa banorët të gjejnë të tjera mënyra jetese, dikush ka vendosur të mbjellë pa frikë një bimë të vetme kanabisi, si për të mbajtur gjallë kujtimin e një kohe të shkuar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar