Enver Hasani si ish-rektor akuzohet për mashtrime e keqpërdorim (video)

31.07.2015 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Enver Hasani si ish-rektor akuzohet për mashtrime e keqpërdorim (video)

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, do të përballet me drejtësinë. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tij, i dyshuar për vepër penale Mashtrim në detyrë, raporton KTV.

Hasani akuzohet për shpërdorim detyre në kohën sa ishte rektor në Universitetin e Prishtinës. Bashkë me të akuzohen edhe ish-shefi i zyrës së prokurimit në UP, Hakif Veliu, dhe Albert Rakipi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana.

U përfol për shumë vendime që mori gjatë kohës sa ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese. Rrëzimi i presidentëve nga karrigia dhe vendimet që u cilësuan si të favorshme për PDK-në e bënë Enver Hasanin zyrtar të fuqishëm, që shënoi kthesa të rëndësishme në politikën kosovare.

Por, prokuroria po e hetonte atë prej kohësh për një periudhë para se të ishte në krye të kushtueses.

Enver Hasani, për një mandat, ishte në krye të Universitetit të Prishtinës, pikërisht edhe kur dyshohet se kishte keqpërdorur detyrën zyrtare në favor të interesit personal.

Në aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe Hakif Veliut e Albert Rakipit, thuhet se të pandehurit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për Institutin për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës”.

“Sipas marrëveshjes paraprake, të pandehurit kanë hartuar një kontratë të re, në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale, duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, në mënyrë që në vend të çmimit 12.65€ për 1000 fjalë, kanë shënuar çmimin 12.65€ për 1000 karaktere”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për aktakuzë.
Në këtë mënyrë, të pandehurit i kanë mundësuar Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana përfitim kundërligjor në shumën prej 70 mijë e 426 euro.

Kontratën e falsifikuar, Hasani e kishte dërguar në Tiranë te i pandehuri Albert Rakipi, i cili më pas ia kishte kthyer Universitetit të Prishtinës faturën për përkthimin e librave të llogaritur sipas njësisë matëse “karaktere” e jo fjalë.

Tenderi që UP-ja e ndau për kompaninë, ku sipas medieve, kishte punuar edhe vet Hasani, nxiti dyshimet e për më tepër librat e përkthyer nuk kishin ardhur asnjëherë në Kosovë.

Nga burime brenda prokurorisë, KTV-ja merr vesh se aktakuza është ngritur nga prokurorja Drita Hajdari, e cila i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka kërkuar që Instituti për Studime Ndërkombëtare nga Tirana t’ia kompensojë Universitetit të Prishtinës dëmin në shumën prej 70.426 euro e 90 cent.

I kontaktuar nga KohaVisioni, avokati mbrojtës i Hasanit, Betim Shala, ka thënë se në bazë të provave, mbi të cilat prokurorja ka ngritur aktakuzën, ai konsideron se profesor Hasani nuk është fajtor për veprën që i ngarkohet.

Prokurorja speciale, Drita Hajdari, më parë ka ngritur akuza edhe ndaj Sali Mekajt, kryetar gjyqi në Pejë, Sllobodan Gavriqit, shtetas serb i dyshuar për terrorizëm dhe akuza për ish-inspektorët e komunës së Prishtinës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik