Enrique: Në Anoeta për të prishur tersin

08.04.2016 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Enrique: Në Anoeta për të prishur tersin

Titulli kampion për Barcelonën në Primera Division kalon nga Anoeta. Blaugranat këtë të Shtunë do të rikthehen në San Sebastian aty ku ndaj Reali Sociedadit nuk kanë regjistruar asnjë fitore që nga momenti që skuadra baske është rikthyer në La Liga në vitin 2010. Në 6 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit në këtë stadium, Barca numëron 4 humbje dhe 2 barazime. E di vështirësinë që paraqet kjo sfidë trajneri i katalanasve Luis Enrique i cili në konferencën për shtyp nënvizoi se të besuarit e tij duhet të japin 100% e mundësive të tyre për të fituar ndaj Sociedadit.

” Statistikat më shqetësojnë vërtetë në prag të ndeshjeje të tillë. Fakti që nuk kemi fituar asnjëherë në Anoeta që nga momenti që Real Sociedad është rikthyer në Primera e ka një domethënie. Edhe pse Barcelona ka ndryshuar disa trajnerë gjatë këtyre viteve asnjëri nga ne nuk ka mundur të fitojë në atë stadium. Kjo na bën që në vigjilje të ndeshjeje të tillë të reflektojmë për të mos përsritur të njëjtat gabime edhe këtë të Shtunë. Mendoj se kjo është tranferta më e vështirë për ne deri në përfundim të La Ligas. Gjëja më e sigurtë është që për të marrë tre pikët nuk do ta kemi të lehtë”.

Aktualisht Barcelona ka 6 pikë më shumë se Atletico në klasfikim dhe 7 më tepër se Reali, por sipas Enriques lufta për titull ende nuk ka përfunduar.

” Edhe nëse fitojmë në San Sebastian, titullin nuk e kemi të sigurtë. Pas kësaj ndeshjeje do të luhen edhe 6 sfida të tjera të gjitha shumë të vështira. Kemi një avantazh të mirë ndaj rivalëve tanë por derisa matematika thotë që nuk jemi kampionë duhet të punojmë për të arritur atje ku dëshirojmë”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)