Endrra e Shqipërisë në konturet e realitetit

30.03.2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Endrra e Shqipërisë në konturet e realitetit

Tashmë situata në grup ka ndryshuar dhe llogaritë e pikëve janë shpresëdhënëse.

Shqipëria ka bërë hapin e madh. Fitorja magjike ndaj Armenisë i hap rrugën Kombëtares Kuq e Zi drejt realizimit të ëndrrës së madhe, që ka marrë konturet e realitetit, kualifikimit në kampionatin europian Francë 2016. Një përmbysje e mrekullueshme me të gjithë përbërësit e një skuadre të madhe, karakter, zemër, forcë dhe besim për të mos u dorëzuar kurrë, e gjitha e arritur në një atmosferë të mrekullueshme  me tifozerinë Kuq e Zi që u bë mushkëria e Kombëtares në Elbasan Arena.

Tashmë situata në grup ka ndryshuar dhe llogaritë e pikëve janë shpresëdhënëse. Shqipëria pozicionohet në vendin e tretë në grup, me 7 pikë, po aq sa Danimarka e vendit të dytë, ndërsa Portugalia pas fitores ndaj Serbisë qëndron në krye me 9 pikë. Për Serbinë dhe Armeninë praktikisht gjithçka ka përfunduar pasi renditen të fundit me vetëm një pikë. Shqipëria vijon rrugën e saj në krahët e ëndrrës me 4 ndeshjet e rradhës. Tashmë të paktën vendi i tretë që siguron play-offin është mëse i mundshëm e madje ekzistojnë dhe shanset reale që Shqipëria të sigurojë një biletë për në Francë edhe duke u kualifikuar se skuadra e tretë më e mirë e të gjitha grupeve, ndërkohë që mund të synojë me këmbë në tokë vendin e dytë. Kuqezinjtë e De Biasit do të zbresin sërish në fushë në 4 shtator, kur do të përballen në Kopenhagen me Danimarkën në një sfidë që në situatën aktuale ngjason pikërisht si një play-off për vendin e dytë, por përpara atij takimi do të luhet një ndeshje tjetër e rëndësisë maksimale.

Një betejë që ndryshe nga të tjerat nuk do të luhet me zemër e grintë, por me mendje te kthjellët e fakte. Në datën 17 prill, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të japë verdiktin e saj përfundimtar në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në Beograd me Serbinë.  Në Lozanë, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe drejtësinë që mungoi nga organet e Uefa-s, dhe duke u bazuar te faktet edhe në këtë aspekt fitorja është shumë më tepër se një hipotezë. Në Podgoricë pak ditë më parë, ndeshja mes Malit të Zi dhe Rusisë u ndërpre për shumë më pak se ajo që ndodhi në mbrëmjen e 14 tetorit në Beograd dhe mbetet për t’u parë nëse komisionet e Uefa-s do të përdorin të njëjtin metër si me Shqipërinë edhe me Rusinë.  Beteja e Shqipërisë në KAS ka të bëjë në fakt me shumë më tepër se 3 pikët, pasi në thelbin e saj qëndron e drejta, por produkti i një fitoreje eventuale do t’i jepte Kuqezinjve kryesimin e Grupit I, duke rezultuar një tjetër hap gjigant drejt arritjes më të madhe në historinë e futbollit shqiptar./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)