Emisari Special i Francës në Prishtinë, bashkë me ambasadorin Guerot

E publikuar: 18/11/2023 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KFOR-i ka njoftuar se sot në kampin “Film City” kanë qëndruar për vizitë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot i shoqëruar nga Emisari Special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Guerot e Troccaz janë takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Nga KFOR nuk kanë treguar më shumë detaje lidhur me takimin me emisarin francez dhe ambasadorin Guerot.