Emery: Vështirë të përfundojmë në katërshe

E publikuar: 14/01/2019 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri Unai Emery e pranon se qëndrueshmëria po rrezikon shanset e Arsenalit për të përfunduar në katërshe.

Humbja e Arsenalit ndaj ndaj West Ham United të dielën i pa ata të binin gjashtë pikë prapa Chelseas të vendit të katërt.

Dhe Emery mendon se do të jetë e vështirë për ekipin e tij që të kualifikohet për Ligën e Kampionëve nëse ata vazhdojnë të lëshojnë pikë.

“Tani është më e vështirë, është e qartë”, u ka thënë fillimisht Emery gazetarëve.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është të rikuperojmë besimin tonë dhe të jemi më konkurrues. Ne kemi nevojë për qëndrueshmëri mbi 38 ndeshje”.

“Tani nuk është e mjaftueshme për momentin. Është një rezultat i keq”.

“Nëse mund të fitojmë kundër Chelseat [të shtunën] atëherë do të kemi një distancë prej tre pikësh”.

“Mundësia e madhe për ne është se mund të marrim në duart tona mundësinë për t’u afruar me ta. Humbja e bën atë më të vështirë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/