Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-13” kryen me sukses misionin e parë jashtë stacionit hapësinor

08.11.2021 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-13” kryen me sukses misionin e parë jashtë stacionit hapësinor

Siç mësohet nga Zyra e Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës, më 1:16 të 8 nëntorit sipas orës së Pekinit, pas gati 6.5 orë bashkëpunimi të ngushtë dhe të suksesshëm, ekuipazhi i anijes kozmike kineze “Shenzhou-13” kreu si duhet të gjitha detyrat e paracaktuara jashtë stacionit hapësinor. Dy astronautët, Zhai Zhigang e Wang Yaping, u kthyen në modulin kryesor, ku u ritakuan me kolegun Ye Guangfu që kreu operacione bashkëpunimi brenda stacionit.

Në orën 18:15 të 7 nëntorit, Zhai Zhigang hapi derën e kabinës. Rreth një orë e gjysmë më vonë, ai, bashkë me Wang Yaping-un, dolën jashtë stacionit. Ky është misioni i dytë jashtë stacionit i Zhai Zhigang-ut, i cili është edhe astronauti i parë kinez që ka bërë “ecje kozmike” para 13 vjetësh. Ndërsa Wang Yaping u bë astronautja e parë femër kineze që del jashtë stacionit hapësinor.

Siç mësohet, me mbështetjen e “krahut mekanik”, dy astronautët mbaruan instalimin e disa pajisjeve dhe të pjesëve të këmbimit lidhëse, në bashkëpunim me kolegun brenda stacionit.

Një ndër punët më të rëndësishme është instalimi i pjesëve lidhëse dhe pajisjeve të tjera për kombinimin e “krahëve mekanikë” përkatësisht në modulin kryesor dhe kabinën laboratorike. Instalimi i suksesshëm do të sigurojë ngrohjen dhe energjinë elektrike për funksionimin normal të dy krahëve bashkëpunues, duke qenë kështu një mbështetje e rëndësishme për kryerjen e detyrave të mëvonshme në stacionin hapësinor.

Ky është aktiviteti i tretë i tillë i astronautëve kinezë në stacionin hapësinor dhe i pari i këtij ekuipazhi, si edhe i pari ku merr pjesë një astronaute femër. Gjatë gjithë aktivitetit është forcuar më tej bashkërendimi midis astronautëve e stafit në Tokë dhe midis astronautëve e krahëve mekanikë, janë testuar funksionet e brezit të ri të veshjeve kozmike të prodhuara nga Kina dhe janë provuar përsëri siguria e besueshmëria e pajisjeve mbështetëse.

Lidhur me këtë, zv.drejtori i Zyrës së Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë, Lin Xiqiang, tha se, përveç paraqitjes së shkëlqyer të astronautëve, veshjeve kozmike dhe stacionit hapësinor, lidhja midis hapësirës dhe Tokës, funksionimi i teknologjisë mbështetëse tokësore dhe organizimi i gjithë punës janë kryer me efektivitet të lartë dhe sukses. “Aftësia jonë për të kryer aktivitet në hapësirën kozmike është forcuar më tej dhe kemi besim për të kryer si duhet misionet e mëvonshme”, tha z. Lin

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


E sheh gruan në makinën e tjetërkujt, shikoni se si reagon kinezi (Video)

E sheh gruan në makinën e tjetërkujt, shikoni se si reagon kinezi (Video)

Pekin 2022/ Nis dëbora artificiale në Yangqing

Pekin 2022/ Nis dëbora artificiale në Yangqing

Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-13” kryen me sukses misionin e parë jashtë stacionit hapësinor

Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-13” kryen me sukses misionin e parë jashtë stacionit hapësinor

Urat tërheqin turistë në krahinën malore Guizhou të Kinës

Urat tërheqin turistë në krahinën malore Guizhou të Kinës

Porti kufitar Xinjiang trajton 4900 trena mallrash Kinë-Evropë

Porti kufitar Xinjiang trajton 4900 trena mallrash Kinë-Evropë

Fillon funksionimin mega hidrocentrali i Kinës në lartësi të madhe

Fillon funksionimin mega hidrocentrali i Kinës në lartësi të madhe

Revolucioni i 1911-s i hapi rrugë ndryshimeve të thella

Revolucioni i 1911-s i hapi rrugë ndryshimeve të thella

CMG-ja: Kina jep kontribut për mbrojtjen e biodiversitetit në botë

CMG-ja: Kina jep kontribut për mbrojtjen e biodiversitetit në botë

Carrie Lam: Hong-Kongu vijon  me ritme të larta zhvillimi

Carrie Lam: Hong-Kongu vijon me ritme të larta zhvillimi

Kina do të lëshojë këtë vit satelitin e parë të eksplorimit diellor

Kina do të lëshojë këtë vit satelitin e parë të eksplorimit diellor

Zhvillohet Forumi “Zhongguancun” për vitin 2021

Zhvillohet Forumi “Zhongguancun” për vitin 2021

MPJ: Kina ka dhënë 1.2 miliardë doza vaksinash ose lëndë të para për më shumë se 100 vende e organizata ndërkombëtare

MPJ: Kina ka dhënë 1.2 miliardë doza vaksinash ose lëndë të para për më shumë se 100 vende e organizata ndërkombëtare

Ky është djali nga Prishtina me këmbën më të gjatë në Kosovë

Ky është djali nga Prishtina me këmbën më të gjatë në Kosovë

Stuhia e rrufeve në Arktik befasi për shkencëtarët

Stuhia e rrufeve në Arktik befasi për shkencëtarët

8 sjelljet e njerëzve që i mendojnë gjërat thellë

8 sjelljet e njerëzve që i mendojnë gjërat thellë

VIDEO/ Çifti bie nga ballkoni i katit të dytë ndërsa po ziheshin

VIDEO/ Çifti bie nga ballkoni i katit të dytë ndërsa po ziheshin