Ekspozitë për lajmet e rreme në Bruksel

E publikuar: 25/01/2018 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Lajmet e rreme” nuk janë të reja, thuhet në një ekspozitë e cila i fton vizitorët në Bruksel të shohin paralelet me Gjermaninë Naziste, transmeton Reuters.
Ekspozita në hapësirat e Parlamentit Evropian fokusohet në atë, se si partia naziste ka përdorur propagandën dhe mediat për t’i ndihmuar Adolf Hitlerit për të fituar fuqi në Gjermani.

Kuratori, Steven Luckert, i cili ka dërguar ekspozitën në kryeqytetin e Bashkimit Evropian nga Uashingtoni, ka thënë se taktikat pasqyrojnë strategjitë e partive populliste të ditëve të sotme.

Ekspozita, Shtet i Mashtrimit: Fuqia e Propagandës Naziste, është inspiruar nga shumë muaj të debateve se sa shumë kanë mundur të ndikojnë lajmet e rreme në fushatën presidenciale dhe zgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Luckert shpreson se kjo do të ndihmojë në luftimin e rritjes së racizmit dhe anti-semitizmit në Evropë.

“Janë disa aspekte frikësuese të kulturës bashkëkohore dhe shoqërisë me rritjen e lëvizjeve të së djathtës ekstreme në disa vende”, ka thënë ai./GazetaExpress/