Ekspozita ndërkombëtare e Hainanit, inspiron prodhuesilt spanjollë të proshutave dhe verërave drejt tregut më të madh të botës

E publikuar: 31/07/2022 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspozita ndërkombëtare e produkteve të konsumit në Kinë, zhvilluar në provincën jugore Hainan, ka bashkuar markat globale. Produktet spanjolle si proshuta dhe vera e kuqe po rezultojnë të suksesshme për vizitorët.
Kompania spanjolle “Osborne Group” ka ofruar proshutën iberike “5J”, e cila është preferuar nga shijuesit. Kjo është hera e dytë që “Osborne Group” merr pjesë në ekspozitë dhe këtë vit ka një stendë më të madhe në panair, ku ka lançuar dhe katër produkte të reja.
Stella Wu, drejtoreshë marketingu e “Osborne Greater China 5J”, deklaroi se grupi shpreson jo vetëm të popullarizojë kulturën spanjolle të verës dhe ushqimit përmes këtij eventi, por edhe të përdorë kanalet e shitjeve “duty-free”.
“Tregu kinez është i madh”, -tha Wu, citon “Xinhua”.

Grupi ka vënë re se produktet e konsumit të nivelit të lartë, veçanërisht produktet e importuara, po fitojnë popullaritet në rritje në mesin e konsumatorëve kinezë, me rritjen veçanërisht të dukshme tek brezat e rinj. “Osborne Group” hyri në tregun kinez në vitin 2015 dhe ka parë që biznesi i tij të rritet me shpejtësi. “Ne kemi shumë besim në tregun kinez dhe shpresojmë të kemi më shumë mundësi në portin e tregtisë së lirë në Hainan në të ardhmen”, tha ajo.
Vivian Wen, drejtoreshë komerciale e “Osborne Greater China”, tha se blerjet “duty-free” dhe ekspozita e Hainan janë bërë pikat kryesore të konsumit të turizmit në Hainan.
“Ne shpresojmë të plotësojmë nevojat e konsumatorëve kinezë dhe të tregut në ndryshim, dhe të përmirësojmë markën për të hedhur një themel të fortë për rritjen e mëtejshme të biznesit në tregun kinez”, -tha Wen, duke shtuar se porti i tregtisë së lirë në Hainan ofron mundësi të mëdha për markat ndërkombëtare.