Lajmet

Ekspertët: Kosova e Ballkani mund të vihen në shënjestër të sulmeve terroriste

26.03.2016 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kosova ka rritur masat e sigurisë në të gjitha rajonet e Kosovës, pas sulmeve terroriste në Bruksel, me qëllim të parandalimit të incidenteve të mundshme, thonë zyrtarë të policisë. Sipas tyre, policia dhe institucionet e tjera të sigurisë bëjnë vlerësime të vazhdueshme lidhur me nivelin e kërcënimit, përfshirë edhe kërcënimin nga terrorizmi.

“Tash për tash nuk ka ndonjë indikacion apo informacion konkret për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në Kosovë, mirëpo, as Kosova nuk mund te jete imune ndaj këtij fenomeni sikurse nuk janë edhe shtetet më të zhvilluara në rajon e më gjerë. Institucionet e vendit janë të gatshme që varësisht nga situata të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së vendit në përgjithësi dhe kundër qytetarëve të saj në veçanti”, thuhet në një deklaratë të policisë së Kosovës.

Kryeministri Mustafa kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Kosova ka kohë që është rreshtuar përkrah aleancës globale në luftë kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me organet e rendit sepse vetëm kështu, mund të shtohet siguria në vend dhe parandalohen incidentet e mundshme.

“Kosova ka treguar përkushtimin e saj që ta ruaj paqen dhe që të jetë pjesë e luftës kundër çdo veprimi të keq, të ndërtoj raporte të mira ndëretnike dhe ndërfetare. Unë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi pjesë e këtij përkushtimi. I ftoj të gjithë qytetarët tanë që janë në fronte të luftës, të dalin nga këto fronte, fronte të cilat janë në dëm të vetes së tyre, viktimave atje dhe mund të jenë në dëm edhe në vendit tonë. Organet e sigurisë së Kosovës po i marrin të gjitha masat që ta shtojnë sigurinë në vend. Kërkoj bashkëpunim të të gjithë qytetarëve tanë, që ta shtojmë sigurinë në vend, duke qenë kështu pjesë e sigurisë globale”, tha kryeministri Isa Mustafa nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, shkruan DW.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës i është bashkuar organizatave të shpallura terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme. Numri i tyre sipas policisë është diku rreth 300 persona. Njohësit e çështjeve të sigurisë, thonë se numri i madh i qytetarëve të Kosovës që iu janë bashkuar organizatave terroriste, megjithatë e bën Kosovën një vend ku nuk mund të thuhet se nuk ka rrezik nga sulmet terroriste.

Kosova e Ballkani mbeten të rrezikuar

Njëri prej ekspertëve, Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë mendon se “Kosova, njësoj si vendet e rajonit, është në një shkallë më të ulët të rrezikut nga sulmet terroriste nëse e krahasojmë me vendet kryesore evropiane.

“Por, rreziku mbetet kryesisht në bazë të numrit tejet të madh të qytetarëve të Kosovës që i janë bashkëngjitur organizatave terroriste. Në fakt, Kosova dhe Ballkani mund të bëhet shënjestër e sulmeve terroriste në periudhën kur sulmet e tilla në vendet evropiane pamundësohen. Në atë kohë, sigurisht se organizatat terroriste do të tentojnë të japin mesazhe të prezencës së tyre në Kosovë dhe në Ballkan”, thotë Burim Ramadani.

Sipas Ramadanit, në linjën e ngritjes së masave të sigurisë, Kosova duhet të ngrejë një qendër “fuzionuese” që shpërndan informacionet në kohë reale.

“Kosova nuk duhet që vetëm pas rasteve të caktuara nëpër Evropë të rris masat e sigurisë. Kosova duhet të fuqizojë ndjeshëm inteligjencën dhe institucionet e sigurisë. Duhet të vendos mekanizma të përhershëm, sikurse edhe të përmirësojë shkëmbimin e informacioneve midis sektorit të sigurisë. Pra, duhet të themelojë një qendër fuzionuese midis institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, për të shpërndarë informacionet në kohë reale, 24/7. Po ashtu, duhet të përmirësojë kontrollin e kufijve dhe të trajtojë në mënyrë strategjike deradikalizimin në tërësi”, thotë Burim Ramadani.

Kosova ka kohë që i është bashkuar aleancës globale kundër terrorizmit dhe radikalizmit dhe në këtë linjë ka ndërmarrë një sërë masash të sigurisë.

Hapat konkret që janë ndërmarrë, janë: Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, hartimi i strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që rezulton në terrorizëm e që udhëhiqet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, si dhe përkrahja e plotë e ofruar për mekanizmat e rendit dhe drejtësisë që të kryejnë detyrat e tyre në këtë drejtim.

Megjithë këtë, Kosova vazhdon të renditet ndër vendet me pjesëmarrje shumë të lartë të qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e Mesme përkrah organizatave tashmë të shpallura terroriste nga OKB, si janë “ISIS dhe Al-Nusra”. Numri i të rinjve kosovar përkrah ISIS-it, në periudha të ndryshme llogaritet të jetë rreth 300, ku 50 prej tyre thuhet se janë vrarë. Që nga viti 2014, parlamenti i Kosovës ka miratuar ligjin që u ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në luftërat jashtë Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit