Eksluzive, Ja çfarë ka thënë Cana dhe De Biasi në CAS

17.04.2015 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Eksluzive, Ja çfarë ka thënë Cana dhe De Biasi në CAS

Seanca dëgjimore përballë Gjykatës së Apelit në lidhje me ndeshjen e 14 Tetorit në Beograd është zhvilluar në një klimë pozitive për palën shqiptare falë argumentave të pakontestueshme në favorin tonë, për një ndeshje që kurrsesi nuk mund të luhej. Lajme të mira përcjell që nga Lozana, aty ku ka ndjekur hap pas hapi gjyqin më të rëndësishëm për futbollin shqiptar, Dritan Shakohoxha që shpjegon fillimisht dëshminë e kapitenit Lorik Cana.

“Lorik Cana iu përmbajt deponimeve të fillimit duke rezultuar bindës për panelin. Cana deklaroi se ishte e pamundur që të luhej ajo ndeshje dhe aty gjithçka që mund të mendonin futbollistët shqiptare ishte për jetën e tyre pasi ishin seriozisht të kërcënuar . Cana ka shpjeguar se i ka gjetur shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes të dëmtuar fizikisht por edhe moralisht dhe në atë gjendje ka qenë e pamundur që të mendohej për futbollin. Cana veç të tjerash ka deklaruar se ka qenë e vështirë për futbollistët shqiptarë që të futeshin në dhomat e zhveshjes pasi në tunel janë goditur nga forcat e sigurisë së stadiumit, ndërkohë që ai vetë ka qenë i kafshuar në dorë nga futbollisti që hyri në fushë”.

Pas Canës, radha për të deponuar ka qenë e trajnerit De Biasi, i cili me elokuencën që e karakterizon ka përdorur një batutë të goditur duke deklaruar para gjykatës:

“Nëse në një Kopësht Zoologjik lëshojnë nga kafazi Luanin duhet të ikim me vrap të shpëtojmë, ashtu na ndodhi edhe neve. Nuk kthehemi dot në fushë se kishin hapur dyert e kafazëve. Na goditën kjo jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, që për mua është goditja më e rëndë. Unë kisha vetëm një objektiv, të ktheja djemtë e mi në shtëpi shëndoshë e mirë. Mua dhe askujt nga ne nuk na kërkoi askush të kthehemi në lojë. Nëse duhej të ktheheshim në fushë për të rrezikuar jetën ndoshta do e bënim, por nëse do të na e kërkonin dicka të tillë”. Pyetjes së avokatit serb: “Po nëse do të vija unë dhe do t’iu thoja që Luani është futur sërish në kafaz dhe do të vinit”?, De Biasi iu përgjigj: Atëherë do të të thoja futu ti i pari”. Përtej kësaj batute De Biasi ka deklaruar se ajo që ka përjetuar atë natë në Beograd ka qenë diçka e tmerrshme të cilën ai nuk e kishte provuar asnjëherë gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist dhe si trajner.

Nga ana e tyre ekspertët e së drejtës të thirrur nga avokatat shqiptarë i kanë mëshuar rrezikshmërisë në të cilën gjendeshin shqiptarët si pasojë e njerëzve në tribuna. Besson ka argumentuar se pala shqiptare nuk gjendej thjesht para disa ultrasve të irrituar por përballë njerëzve që nuk kishin shkuar aty për të ndjekur një ndeshje futbolli por me të tjera qëllime dhe shqiptarët ishin seriozisht të rrezikuar. Një faktor në favor të palës shqiptare kanë qenë edhe deponimet e serbëve. Sekretari i Federatës Serbe nuk i është përmbajtur deponimeve të dhëna më parë duke i çuditur gjykatësit të cilët kishin në dosje deklarimet e tij të mëparshme. Gjithashtu dy nga dëshmitatërt serbë janë tërhequr dhe nuk janë paraqitur. Sekretari i Federatës Serbe ka mohuar se gjendej në tunelin e dhomave të zhveshjes siç kishte bërë të ditur më parë, ndërkohë që një tjetër detaj interesant është se opsioni për të boshatisur stadiumin ka qenë vetëm një alternativë e serbëve pasi diçka të tillë mund të vendoset vetëm nga delegati i ndeshjes, i cili ka pranuar se asnjëherë nuk ka shtruar këtë opsion.

Sekretari i Federatës Serbe është gjendur në një pozitë të vështirë edhe kur është pyetur se si ka mundësi që nuk është ndjekur penalisht asnjë nga njerëzit që hynë në fushë duke përfshirë këtud dhe Ivan Bogdanov dhe ai është përgjigjur “Unë nuk e di nëse Federata Sebre ka bërë denoncim, por kur të kthehet do të pyes avokatin”. Janë këto disa nga detajet më interesante të senacës dëgjimorë të Shqipërisë në CAS të përcjella nga Komentatori dhe Gazetari i Supersport, Dritan Shakohoxha, i cili bëri të ditur se me shumë gjasa një vendim në lidhje me këtë çështje mund të merret javën e ardhshme edhe pse, një vendim i plotë ( i zbardhur) mund të kërkojë një muaj./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)