Ekskluzive/ “Shqipëria është në një periudhë që përpiqet të zërë vendin që i takon”, Rakipllari zbulon intervistën e patransmetuar të Kadaresë: Çdo fjalë e zgjidhte me kujdes

E publikuar: 03/07/2024 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ismail Kadare

Ismail Kadare

Pamje të rralla nga intervista e fundit e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare u transmetuan në emisionin Top Story këtë të mërkurë.

Intervista, e cila nuk është transmetuar ende, u realizua nga drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari.

Reflektues, por edhe hezitues e tejet kërkues ndaj vetes shfaqet Kadare në këtë bisedë zhvilluar në shtëpinë e tij muajt e fundit para ndarjes nga jeta.

Duke iu referuar procesit reflektiv për një intervistë për gjendjen e Shqipërisë, Kadare shprehet se “Intervista të tilla janë shumë të vështira, sa edhe të pamundura disa herë. Shqipëria është në një periudhë të qartësimit të saj, në një periudhë që përpiqet të zërë vendin e saj, atë vend që i takon”, thotë Kadare.

Drejtori i Informacionit të Top Channel, Robert Rakipllari, u shpreh se ashtu si përgjatë kësaj interviste, Kadare ishte një perfeksionist dhe çdo fjalë e tij është gjithnjë e zgjedhur me shumë kujdes dhe përgjegjësi dhe si e tillë shijohet. Nga ana tjetër, çdo pohim i tij ka patur ndikim në jetën publike të shqiptarëve dhe ka marrë vëmendje .

“Edhe gjatë kësaj interviste donte të ishte në lartësinë që ka qenë gjithnjë. Nuk flas thjesht si admirues i veprave të tij letrare, si lexues që e çmoj shumë shkrimtarin Kadare, por edhe në raportin e një bashkëpunimi të pandërprerë me të që nga viti 2000 e këtej, duke publikuar shkrime, polemika dhe intervista në shtypin e shkruar të cilin e respektonte shumë për peshën e fjalës së shkruar.

Intervistat e tij të shkruara me shkrim dore reflektonin gjithnjë një përgjegjësi shumë të madhe për fjalën dhe titullin, përveç temave të mëdha të letërsisë, ishte një person me shumë impakt në jetën publike të shqiptarëve”, u shpreh Rakipllari pas publikimit të pamjeve të kësaj interviste të fundit me Kadarenë./tch/

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020