Ekskluzive: Serbia bëhet gati t’i shkatërroi prodhuesit kosovar (DOK)

30.04.2015 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ekskluzive: Serbia bëhet gati t’i shkatërroi prodhuesit kosovar (DOK)

Rritja e kompanive kosovare në fushën e prodhimeve e ka shqetësuar shtetin serb deri në atë masë sa për këtë çështje është marrë edhe Agjencia Informative serbe e Sigurisë e njohur si BIA.

Indeksonline ka raportuar javë më parë se Serbia dhe prodhuesit e këtij shteti janë në panik pasi që tregu i brendshëm i Kosovës ka filluar të furnizohet gati mjaftueshme me prodhimet vendore, duke i larguar gradualisht prodhimet serbe.

Me të parë këtë fiasko të prodhuesve serb, në funksion ka hyrë edhe BIA. Indeksonline posedon një dokument “Top Sekret” të BIA-s që lidhet kryekëput me shqetësimin për mbulimin e tregut të Kosovës nga prodhimet vendase.

Në këtë dokument përmendet se si në vitin 1999 – 30 për qind e prodhimeve serbe të industrisë së ushqimit eksportoheshin në Kosovë dhe kjo e rriste ndikimin serb këtu.

Tutje thuhet se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ka filluar rënia drastike e eksportit të produkteve ushqimore serbe në Kosovës falë kampanjave të ndryshme dhe rritjes së prodhimit të produkteve vendore.

Bile BIA serbe i ka identifikuar prodhuesit kosovarë që po ia marrin tregun prodhuesve serbe dhe e ka përgatitur strategjinë se si të dëmtohen ata.

Në vijim mund të lexoni letrën e plotë “Top Sekret” të BIA-s të siguruara nga Indeksonline lidhur me panikun që e ka kapluar Serbinë për rritjen e prodhuesve kosovar dhe planit për dëmtimin e tyre:
I. Nga viti 1999 tregu i Kosovës ishte i furnizuar me shumicë nga produktet serbe, që përbënte rreth 30 për qind të eksportit të përgjithshëm të industrisë ushqimore serbe. Në këtë mënyrë ne kishim ndikimin tonë ekonomik.

II. Që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së të ashtuquajturës “Republika e Kosovës, në shkurt të vitit 2008, trendi i konsumimit të prodhimeve serbe shënon rënie drastike.

III. Kontribut kësaj rënie të tregtisë me prodhimet serbe, kanë dhënë edhe kampanjat e ndryshme të partive nacionaliste dhe asociacioneve të ndryshme ekonomike.

IV. Kompanitë lokale përgjithësisht kanë prodhuar produkte që mund të krahasohen me prodhimet tona, edhe sipas përmbajtjes edhe sipas dizajnit, kështu që gradualisht po e fuqizojnë praninë e tyre në dëm të prodhimeve serbe.

V. Prodhuesit që kemi munduar t’i identifikojmë janë si në vijim:

– Fluidi (Gjilan) me prodhimin e “Jaffa-s” si zëvendësim për “Nektar”
– Pestova (Vushtrri) me prodhimin e “Vipa Çips” si zëvendësim për “Çips”
– Fruteks (Suharekë) me prodhimin e “Golden Eagle” si zëvendësim për “Guarana”
– M Silosi (Rahovec) me prodhimin e miellit “Finesa” si zëvendësim për “Fidelinka”
– Kllokoti (Kllokot) me prodhimin e “Ujit Kllokoti” si zëvendësim për “Heba”
– Liri (Prizren) me prodhimin e “Sempre” si zëvendësim për “Plazma Keks”
– Eurofood (Prizren) me prodhimin e “Tomato Keçap” si zëvendësim për “Diamant Keçap”
– Qumështi Vita (Istog) me prodhimin e “Vita” si zëvendësim për “Moja Kravica”
– Gllareva (Gllarevë) me prodhimin e “Spec i kuq Dukagjini” si zëvendësim për “Aleva”
– ASK Foods (Gjilan) me prodhimin e “ASK marmelata” si zëvendësim për “Pionir Mermelada”
– Stone Castle (Rahovec) me prodhimin e “Stone Castle” si zëvendësim për “Navip”

Në specifikimin janë të dhënat detaje për të gjitha kompanitë e përmendura, potencialin e tyre, pikat e dobëta, dhe aksionet/hartat të cilat operativët e BIA-s në terren kanë ndërmarrë ndaj atyre dhe prodhimet e tyre.

VI. Me gjithë masat e ndërmarra dhe aksionet, disa nga këto kompani kanë filluar të zgjerohen edhe në vendet e rajonit si në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, por edhe në Serbi, që paraqet presion shtesë ndaj prodhimeve tona.

VII. Rekomandimi është që të vazhdohet me fazën e dytë të misionit me angazhimin e operativëve të BIA-s nga terreni të cilët janë të pranishëm në institucione të ndryshme, agjenci, media e deri në parlament ku kemi mundësi të futjes së elementeve që mund të kenë ndikim të madh në ndryshimin e situatës. Për këtë janë të nevojshme masa shtesë të veçuara në specifikat e përmendura.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë