Ekskluzive: Samuel Zhbogar letër Ministres Hikmete Bajrami: Po e rrënoni Ministrinë

06.07.2015 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ekskluzive: Samuel Zhbogar letër Ministres Hikmete Bajrami: Po e rrënoni Ministrinë

Samuel Zhbogar e akuzon shumë rëndë ministren Bajrami për largimin nga puna të njerëzve profesionist në ministri. Zhbogar thotë se puna e mirë që është bërë në të kaluarën në MTI po rrënohet nga Ministerja Bajrami. Sipas tij, nëse vazhdohet kështu, Kosova do të dështojë në të gjitha fazat e integrimeve europiane.

Zhbogar në letrën drejtuar ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami ka drejtuar një serë kritikash për ndryshimet që Ministrja i ka bërë së fundmi në administratën e MTI’së në sektorin e resurseve njerëzore, duke i larguar nga puna njerëz profesionistë me performancë të shkëlqyeshme.

Zbogar në këtë letër i ka shprehur Bajramit shqetësimin e thellë të BE’së për këto ndryshime, përmes të cilave, sipas tij, i ka tejkaluar standardet dhe principet më të rëndësishme të BE’së për sa i përket administratës publike, duke paralajmëruar se kështu do ta rrënojë Ministrinë, shkruan Gazeta Express.

Ai ia ka bërë të qartë Ministres Bajrami, se me këto veprime të saj ka rrezikuar edhe mbarëvajtjen e procesit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe proceset e tjera të integrimeve europiane në të cilat gjendet Kosova.

Ai i ka kërkuar Bajramit që t’i rishikojë ndryshimet e bëra kohëve të fundit, qoftë edhe ato që eventualisht nuk i ka bërë ende publike.

Express ka siguruar letrën origjinale që Zhbogar i ka dërguar Ministres Bajrami. Të njëjtën jua sjellim edhe në shqip:

E dashura ministre,

Jam informuar së fundmi me një numër ndryshimesh në sektorin e resurseve njerëzore dhe në administratë brenda ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me theks të veçantë zëvendësime të shërbyesve të caktuar civilë brenda administratës suaj. Dua që seriozisht të shpreh zhgënjimin për një tejkalim të këtillë të standardeve dhe principeve më të rëndësishme të BE’së për administratën publike.

BE’ja është jashtëzakonisht e shqetësuar për këtë rrjedhë të ngjarjeve e cila jo vetëm që vë në pikëpyetje aftësinë e MTI’së për qëndrueshmërinë dhe implementimin e projekteve për të cilat jemi dakorduar, por gjithashtu vë në pikëpyetje hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Po ashtu, dua të theksoj se stafi profesional civil, i cili nuk është i ndikuar nga ndryshimet periodike politike është shtylla e zhvillimit, vazhdimësisë së reformave dhe implementimit të politikave të çdo shteti.

Ju do ta keni parasysh se reformimi i MTI’së është identifikuar si prioritet kyç dhe parakusht për fillimin e negociatave për MSA’në. BE’ja ka qenë e përfshirë fuqimisht në procesin reformues, duke insistuar në veçanti në një rekrutim transparent të stafit. Si rezultat, MTI’ja dhe stafi i saj patën shkëlqyer në negociatat për MSA’në. Ne presim dhe kërkojmë nga ju jo më pak se implementim. Fakti që ministria juaj ka shkarkuar staf me performancë kaq të shkëlqyeshme dhe arritshmëri të lartë po krijon një seri dyshimesh në motivimin e juaj për t’i përfunduar obligimet e dhëna në mënyrë të shkëlqyer dhe efikase.

I njëjti argument vlen edhe për kapacitetin operacional të ministrisë për t’i implementuar projektet IPA (Instrumenti për asistencë Para.

Anëtarësimit).Veçanërisht përgjatë dy projekteve të kaluara “Asistenca teknike për zhvillimin e mëtejmë të politikave tregtare të Kosovës” dhe mbështetjen e “SME’së përmes MTI’së”, BE’ja ka qenë direkt e përfshirë në politikat e rekrutimit të stafit të Ministrisë, duke u siguruar që procesi të jetë transparent dhe i baraspeshuar dhe që njerëzit me aftësi për të punuar në mënyrë efikase dhe për të implementuar projekte t’i marrin pozitat kryesore. Kemi qenë të impresionuar nga mbështetja profesionale dhe përkushtimi i stafit tuaj, e veçanërisht e sekretarit të përgjithshëm në këtë proces.

Në fund, por jo me më pak rëndësi, dua të theksoj rëndësinë e një stafi civil të pavarur dhe profesional i cili është çelësi për proceset e integrimeve europiane. Siç e theksova, një shërbim civil kompetent është parakusht kryesor për mbarëvajtjen e një vendi dhe nuk duhet të ndikohet apo pengohet nga ndryshimet periodike politike. Siç e dini, reforma në administratën publike gjithashtu do të jetë pilot-temë e mbështetjes në sektorin buxhetor në të ardhmen për Kosovën. Në takimin e javës se kaluar mes Qeverisë dhe Komisionit Europian , BE’së i janë dhënë zotime serioze që garantojnë se Kosova do ta marrë seriozisht procesin e reformave në administratën publike. Ne presim që këto të mos jenë vetëm premtime të dhëna formalisht por që Qeveria do të veprojë që këto të zbatohen edhe në praktikë.

E dashura ministre, duke i përmbledhur të gjitha ato që thashë më lartë do të doja të ju lus dashamirësisht që t’i rishikoni ndryshimet e kohëve të fundit të cilat i keni prezantuar ose edhe ato që keni në plan t’i prezantoni në administratën e ministrisë suaj. Duke i rishikuar, do të bëheni shembull pozitiv dhe do të jepni një mesazh të qartë që Kosova i respekton obligimet që i janë dhënë, dëshiron ta promovojë pavarësinë dhe profesionalizmin e shërbyesve të saj civilë dhe vepron në bazë të principeve themelore sipas të cilave shërbyesit civilë nuk duhet kushtëzuar apo ndikuar nga rezultatet e zgjedhjeve.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n