Ekskluzive: Darka e fundit e Ahmet Krasniqit

21.09.2015 00:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ekskluzive: Darka e fundit e Ahmet Krasniqit

Ky shkrim botohet për herë të parë në shtypin shqiptar, në Botapress!

Lajmi per avancimin e Tahirit riktheu shpresën tek ushtarakët që tashmë me muaj prisnin armët dhe paisjet e nevojshme për tu futur në Kosovë. Pjesa më e madhe e tyre ende nuk ishin shpërndarë në dhomë ku ata përcillnin lajmet. Rreth orës 19.30 në objektin e Drejtorisë Informative erdhi edhe ministri Ahmet Krasniqi dhe disa bashkëpunëtorë të afërm të tij. Ata u ulën rreth tryezës në kuzhinën dhe filluan të diskutojnë. Temë qëndrore ishte komunikata e dhënë në televizion për gradimin e Tahirit në gradën e kolonelit, me urdhër të vetë zotit Krasniqi. Në mesin e ushtarakëve kishte edhe të atillë që mendonin se është nxituar me këtë informatë. Mirëpo ministri Krasniqi u shpjegonte se nuk dëshironte më të rrinte në anonimitet.

– Tash e tuje, tha ai, për çdo ditë do të ketë lajme nga Ministria e Mbrojtjes, i pëlqeu apo jo kjo dikujt.

Për nder të komunikatës por edhe për nder të asaj që Tahiri me komandantët e njësive të Zonës së Tretë arritën të gjallë në Shqipëri, Ahmet Krasniqi u tha se do të shtronte një darkë. Derisa ministri përpiqej të organizonte këtë darkë, telefoni i tij cingërroj.

– Kush ishte zoti ministër, e pyeti Agim Ramadani që ishte ulur afër tij?

Zakonisht, një pyetje të tillë nuk i bënte ashkush Ahmet Krasniqit, por Agimi kësaj radhe i lejoj vetes një gjë të tillë pasi vërejti fytyrën e zbehur të minsitrit pas asaj telefonate. Ministri para se të përgjigjej ndezi edhe një cigare duke e harruar se kishte edhe një të ndezur në shpuzore, tymi i së cilës pengonte njerin nga ushtaraket, i cili disa muaj më parë e kishte lënë duhanin.

– Më lajmëroi një i afërt nga Suedia, se mbrëmë në një mbledhje të LPK-së në Malme, njëri nga përfaqsuesit politik paska thënë se do të më vrasin mua dhe të gjithë ushtarakët që janë nën komandën time.

– Mos u bëj merak zoti ministër, se ne jemi trima në fjalë dhe në mes veti! Pse ai zotëria nuk po shkon të shesë trimëri me shkije, atje ku është vendi, reagoi dikush nga ushtarakët?

Për në darkë, u nisën me tri vetura. Në të parën, të tipit Opel Frontera, përpos shoferit ishin edhe ministri Krasniqi, Agim Ramadani, Sali Ceku dhe dy ushtarakë tëjerë. Bashkëpunëtorë të ministrit u nisën me dy veturat e tjera. Njëra prej tyre ishte Ford Eskort dhe ishte në shërbim të shefit të shtabit, zotit Bicaj. Vetura e tretë ishte e tipit Opel Omega, në shërbim të ndihmës ministrit të Mbrojtjes për Sigurim, zotit Nebihi.

Me të arritutr në retsorantin “Nëna Mbretëreshë” ushtarkët e Ministrisë së Mbrojtjes bashkuan disa tavolina dhe zunë vend. Në njërën tavolinë ishin ulur Ahmet Krasniqi, Sali Ceku, Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha. Në vazhdim u ulën ushtarakët tjerë. Tahiri nuk kishte ardhur sepse organet e sigurimit të Ministrisë së Mbrojtjes kishin sygjeruar mosdaljen e tij në vende publike. Ata e kishin vlerësuar se Tahiri mund të ishte në rrezik.

Shoferët pasi bënë një shëtitje nëpër restoran, kinse për të vlerësuar ndonjë person të rezikshëm aty, u ulën në një tavolinë të posaçme, në skajin tjetër të sallës.

Agim Ramadani dhe Sali Ceku ishin shumë të shqetësuar dhe të irrituar. Ata akuzonin ministrin Krasniqi për mospërmbushjen e premtimeve për armatim. Biseda në mes tyre dhe ministrit ishte shumë e nxehtë. Ministri Krasniqi arsyetohej duke ju thënë se kyeministri kosovar e pengonte atë dhe që pëgjegjësia më e madhe bie mbi të.

– Mirë, reagoi Agimi! Ne nuk jemi futur në Kosovë me urdhër të kryeministrit por me urdhërin Tuaj. Ka ardhur koha që të ndahen dhentë nga dhitë! U mbush kupa me gjëra të tilla. Duhet të vendosim njëherë e përgjithmonë se a e kemi me gjithë mend që të luftojmë në Kosovë? Nëse po, atëherë duhet që të gjithë ne të futemi atje, me apo pa armë. Atje do të organizohemi më shpejt sepse një gjë të tillë do të na imponohet nga situata. Të gjithë ata që nuk vinë me ne në Kosovë, janë kundër nesh tha ai, qofshit edhe Ju në mesin e tyre, përfundoi Agimi me sy të përlotur.

– Jo bre, u përgjegj ministri Krasniqi! Po unë jam i pari që do të vij me ju. Do të marr edhe tërë Shtabin e FARK-ut dhe ushtarakët e tjerë me vete. Ju e dini mirë se unë ende nuk kam forcë për të urdhëruar. Këtë më duket ma ka bërë me qëllim kryeministri kosovar, i cili ende nuk më ka dhënë vendimin me shkrim për emrimin tim si ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës. E dini mirë që ne ende nuk kemi as vula zyrtare!?

Ata i zgjatën dorën njëri tjetrit në shenjë të pajtimit duke i dhënë besën njëri tjetrit se brenda 10 ditësh të gjithë do të futen në Kosovë. Biseduan me detaje se çfarë duhej ndërmarrë pas futjes në Kosovë, si duhej vazhduar puna konkrete atje.

Në tjetrën anë të tavolinës së zgjatur zhvillohej një bisedë krejtësisht tjetër, më e hareshme.

Darka përfundoi diku rreth orës 23.oo. Pagesën e bëri vetë ministri Ahmet Krasniqi i cili ishe i vetmi i veshur me kostum. Në dalje të restorantit çdo gjë dukej normale. Disa nga pasagjerët ndërruan vendet dhe nuk u kthyen me të njëtën veturë. Të gjthë u nisën në drejtim të Tiranës. Para se të hynin në qytet, në rrugën e Elbasanit nga vetura në të cilën ndodhej Ahmet Krasniqi zbritën tre nga pasgjerët, për tu vendosur në një motel të vogël. Rrugën e vazhduan vetëm shoferi, zoti Krasniqi dhe njëri nga ushtarakët. Të dy veturat tjera shkonin prapa asaj në të cilën ndodhej ministri Krasniqi. Para se të vinin te fakuletetet, afër një pompe benzine, kosovarët u ndaluan nga policia shqiptare. Pasi kthyen dokumentet e minsitrit dhe shoferit, policia lejoj vazhdimin e rrugës veturës se parë. Dy veturat e tjera u mbajtën të ndaluara edhe për një kohë. Ato u kontrolluan me imtësi sepse policia shqiptare intersohej të dinte të gjitha informatat për pasagjerët që ndodheshin në to. Pasi ato ishin liruar nga policia, kishin kthyer rrugën dhe nuk kishin shkuar prapa veturës së ministrit. Atë natë si për çudi, ministri Krasniqi ishte pa truproje.

Kur vetura në të cilën ndodhej ministri Krasniqi arriti te dera ku ndodhej Drejtoria Informative vrasësit e maskur i ndaluan ata dhe vranë ministrin, duke u larguar pa u trembur nga askush. Pas krismave të revolës e tërë lagja u ngrit në këmbë. Edhe ushtarakët dolën nga objekti i Drejtorisë Informative. Tani ishte bërë tepër vonë, ata nuk mund të ndihmon asgjë, pos të konstatonin se ministri Krasniqi ishte i vrarë.

Dikush nga ushtarakët kishte arritur që vetëm disa minuta pas atentatit, përmes telefonit, të njoftonte kryeministrin kosovar për varsjen e mimnistrit Krasniqi. Kryeministri fillimisht përqeshi një kohë atë që i dha lajmin duke mos besuar se lajmi ishte i vërtëtë. Usharakë të tjetër, me anë të telefonit mobil në të njëjtën kohë kishin njoftuar edhe disa nga ministrat e qeverisë kosovare si dhe përfaqësinë e Kosovës ne Tiranë.

Në objekt filloi zhurmë e madhe.

– E varnë ministrin, bërtisnin ushtarakët si të pa kokë. Të gjithë pothuajse kishin rënë në shok dhe bridhnin majtas-djathas nëpër oborr dhe nëpër ndërtesë, duke mos ditur nga t’ia mbajnë.

Dikush prej tyre, rrëmbeu aparatin fotografik dhe ashtu gjysmë i zveshur doli në rrugë. Fotografoi disa herë trupin e pa jetë të ministrit Krasniqi që shtrihej në mes të automjetit Opel Frontera dhe murit, në anën e djathtë të rrugës. Duke e fotografuar nga afërsia vërehej se ministri ishte qëlluar tri herë.

U deshën vetëm disa minuta që policia të vinte në vend të ngajrjes. Viktima rrinte e shtrirë në mes të murit dhe veturës derisa policët shqiptarë bënin pyetje vend e pa vend. Më vonë trupin e pajetë të ministrit Krasniqi e dërguan në morgun e spitalit të Tiranës. Në objektin e Drejtorisë Informative edhën sërish policë dhe zyrëtarë të SHIK-ut sikurse edhe pesë ditë më parë, kur u bastis objekti. Tani sërish merrnin në pyetje ushtarakët dhe intersoheshin se ndoshta dikush kishte ndonjë informatë që do të mund të ndihmote në kapjen e vrasësve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së