Ekonomia “në të zezë” sa dy herë buxheti i shtetit

18.03.2015 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ekonomia “në të zezë” sa dy herë buxheti i shtetit

Sa ka buxhet shteti i Kosovës gati edhe po aq zhvillohet ekonomi informate apo siç njihet ndryshe “në të zezë”.
Buxheti i Kosovës për vitin 2015 sillet rreth 1.6 miliard euro ndërsa ekonomia që zhvillohet “pa letra” kapë vlerën e rreth 2.3 miljardë eurove brenda vitit.
Nga të gjitha aktivitetet ekonomike që bëhen në vend rreth 27 deri në 35 për qind e tyre bëhen në të zezë apo në mënyrë informale.
Informaliteti apo ekonomia e zezë, sipas të dhënave ka pjesëmarrje në bruto prodhimin vendor nga 27 deri 35 përqind, apo në shifrat prej 2.27 miliardë eurove, thuajse dyfish më i mardh sesa komplet buxheti i Kosovës. Kjo dhe njëherë dëshmon se tregu i zi dominon në ekonominë e Kosovës.
Dëmet që ekonomia joformale po ia shkakton vendit janë të shumta, dhe në shumë aspekte, thotë thotë për Gazetën Fjala, njohësi i rrjedhave ekonomike në vend Ibrahim Rexhepi.
“Nëse kemi të bëjmë me 2.3 miliardë të informalitetit, do të thotë se buxheti humbë deri në 570 milionë, aq sa është vëllimi i pagave, apo i investimeve në sektorin publik. Por, informaliteti prishë konkurrencën, krijon pasiguri në tregun e punës dhe çrregullon proceset normale për zhvillimin ekonomik,” tha Rexhepi.
Në krejt këtë pa faj nuk po lihen as institucionet e shtetit të Kosovës, të cilat nga viti në vit nuk po bëjnë gjë për zvogëlimin e ekonomisë informate, që rrjedhimisht do të sjellin miliona euro për buxhetin e shtetit.
“Në vitin 2012 ekonomia jo formale në Kosovë përbënte mbi 34 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky nivel, i kthyer në vlerë monetare paraqet 1.3 deri 1.6 miliard euro të PBB, ashtu siç konfirmohet edhe nga Strategjia qeveritare për luftimin e ekonomisë joformale. Tash, nëse është bërë një studim tjetër me 2015 dhe prapë informaliteti del të jetë 34%, kjo tregon se Qeveria për tri vite nuk ka bërë asnjë hap para për të luftuar informalitetin”, ka deklaruar p”, ka deklaruar për Gazetën Fjala Agron Demi nga Instituti për Studime të Avancuara GAP.
Këtë ai e sheh edhe si problem madhore të ekonomisë së Kosovës.
“Në njërën anë Qeveria ngarkon bizneset me taksa dhe tatime dhe pjesë më e madhe e tyre i shlyejnë me rregull obligimet shtetërore, në anën tjetër Qeveria i dëmton pikërisht këto biznese ngase lejon funksionimin e një mori biznesesh të cilat nuk paguajnë tatimet dhe përfitojnë nga ekonomia jo formale”, thotë Demi.
Bile demi tërheq vërejtjen se informaliteti i larte, përveç që ndikon keq në ekonomi, ai ndikon keq edhe në aspekte tjera jo ekonomike, siç janë shëndeti, mjedisi, të drejtat e konsumatorit, etj.
Çrrënjosja e këtij problemi shihet pothuajse i pamundur nga ekonomistët në Kosovë, aq më tepër me zyrtarë të lartë të korruptuar organe të prokurorisë e gjyqësisë të pa denja për luftë ndaj informalitetit e shkallës së lartë të korrupsionit.
Një pjesë të planit qeverisës 2015-2018 i është kushtuar edhe luftimit të informalitetit.
Bile përpiluesit e planit qysh në fillim kanë potencuar se prania e ekonomisë joformale është një ndër pengesat kryesore të rritjes së mëtutjeshme të ekonomisë.
“Në mungesë të konkurrencës së lirë, penalizohen bizneset e ndershme dhe konsumatori nuk është i mbrojtur. Qeveria gjatë këtij mandati do të ketë në fokus reduktimin e shkallës së ekonomisë joformale në vend, në nivelin e mesatares së Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, konform Strategjisë Kombëtare për Luftimin dhe Parandalimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare”, thuhet në planin qeverisës.

Ndër masat të cilat do të ndërmerren me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale të qeverisë përfshijnë:
Prezantimi i pakos së re tatimore, të diskutuar më sipër, duke synuar nxitjen e bizneseve të veprojnë në sektorin formal të ekonomisë;
Plotësimi i zbrazëtirave ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian;
Fuqizimi i kapaciteteve institucionale si ATK, Doganat dhe institucionet tjera të cilat e mbikëqyrin funksionimin e bizneseve;
Rritja e bashkëpunimit ndër-institucional për të siguruar se bizneset operojnë në sektorin formal
Në sektorët ku ekonomia joformale është e lartë, si ndërtimtaria, do të vendoset një sistem kompleks i mbikëqyrjes së kompanive sa i përket punësimit të punëtorëve, qarkullimit të mallrave ndërtimore dhe kryerjes së punëve ndërtimore;
Në sektorin e hotelerisë, do të mbikëqyret dhe krahasohet punësimi i punëtorëve, qarkullimi i të ardhurave dhe i mallrave të përdorura, për të vlerësuar raportimin e drejtë të tatimit;
Në sektorin e shërbimeve (avokatët, shëndetësi, kontabilistët, auditorët, zhvilluesit e programeve softuerike, arkitektët, agjencitë e ndryshme, profesionet e tjera shërbyese etj.) do të futen në sektorin formal nëpërmjet një njësie të veçantë të Administratës Tatimore, e cila do t’i mbikëqyrë këto veprimtari;
Procesi i fiskalizimit do të vazhdojë konform strategjisë për fiskalizim, me ç’rast do të krijohen kushtet për konkurrencë të drejtë dhe të barabartë në treg;
Do të rishikohet sistemi i furnizimit, pajisjes dhe mirëmbajtjes së arkave fiskale. Një udhëzim i ri administrativ do t’i përcaktojë standardet për arka fiskale, varësisht prej llojit të biznesit, i cili do të liberalizojë plotësisht furnizimin me arka fiskale, raporton gazetafjala.
Do të punohen në zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Brukselit, për të shtrirë kontrollin e plotë në pikat doganore në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat nuk kanë kontribuar në buxhetin e shtetit dhe kanë qenë burim kontrabande dhe ekonomisë jo-formale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Nuk kam asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Kurti: Nuk kam asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Nesër vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, partitë rikthehen në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Nesër vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, partitë rikthehen në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK’së nëse do të ketë garë të hapur

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK’së nëse do të ketë garë të hapur

Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Kurti në 27-vjetorin e Policisë: Falë punës së tyre, krimi s’ka vend në Kosovë

Kurti në 27-vjetorin e Policisë: Falë punës së tyre, krimi s’ka vend në Kosovë

Komunat e VV-së e bojkotuan protestën ndaj Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

Komunat e VV-së e bojkotuan protestën ndaj Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

Edi Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Edi Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar