Aktorja e Teatrit të Qytetit të Preshevës, Egzona Salihu, ka treguar përmes një postimi se ka fituar çështjen e saj kundër ish drejtorit të teatrit, Kujtim Sadriut ku para një viti ishte përjashtuar nga puna, për arsye politike siç e ka konstatuar ajo, gjë që pas pranimit të vendimit për ndërprerjen e kontratës, ka paraqitur padi kundër udhëheqjes së atëhershme të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.
Arsyeja e paditjes ishte largimi i saj por edhe siç kishte treguar në Infokus treguar për tmerrin që e ka përjetuar nga drejtori i atëhershëm i teatrit, Kujtim Sadriu, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo në një deklaratë në emision “Gratë N’Fokus”, me Hateme Smajlin, kishte folur për këtë rast, e ku kishte treguar se ai dërgonte letër anonime për ti ndaluar premierat e filmave të aktorëve shqiptar duke thënë se janë “antiserbe,
E në lidhje me këtë Salihu ka tregua se këtë rast ajo e ka fituar e ku rikthehet në pozitën e mëhershme.
Aktorja në këtë njoftim shprehet se” Unë fitova. Jo për ta përmbushur egon time personale por për të fituar drejtësia. Unë e munda padrejtësinë sepse ndaj saj nuk heshta. Nuk zgjodha të përkulem. As të mbyllë gojën. Unë fitova sepse luftova”.
“E për beteja të duhen miq. Të duhen shokë. Dashamirë e njerëz që edhe më tej besojnë se padrejtësia duhet të luftohet edhe kur i bëhët të tjerëve – e jo vetëm kur me padrejtësia ballafaqohen vet ata. E gjatë kësaj beteje, fitova shumë njerëz të ri. Përkrahja që më vinte gjithëandej më bëri të mos dorëzohem. As para pushtetarëve vasal e as para burrave që duke luftuar një femër kishin vendosur të ushqenin pjesën e tyre të errët. E në këtë betejë, ajo që humba ishin njerzit të cilët zakonisht më shumë duan pushtetin se sa drejtësinë, më shumë duan nënshtrimin se sa që duan barazinë”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social “Facebook”.
Ndryshe ajo përmes këtij njoftimi ka falenderuar të gjithë që e përkrahën në këtë betejë.
“Dhe kjo fitore e drejtësisë nuk do të mund të arrihej pa përkrahjen e kolegëve artist, miqve që deri atëkohë nuk e kisha ditur se i kam miq, qytetarëve dhe të gjithë dashamirëve që u ndodhen pran meje e rrugëtuan me mua në betejën time për drejtësi. Faleminderoj përfaqësuesit institucional, sidomos ata të Republikës së Kosovës të cilët më hapën shumë dyer të reja për të treguar përkrahjen e tyre ndaj meje. Familje e miq,
Faleminderit përjetësisht!
Shihemi në Premieren e radhës në
Teatrin e Qytetit të Preshevës”, ka shkruar tutje Salihu./Gazeta Infokus/