Edon Zhegrova shpallet lojtari më i mirë i muajit në Ligue 1

E publikuar: 16/04/2024 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë për muajin mars, në Ligue 1 të Francës.

Kjo njohje e rëndësishme i është dhënë reprezentuesit të Kosovës nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë (UNFP) për performancën e tij të jashtëzakonshme gjatë muajit.

Futbollisti shqiptar ka lënë pas bashkëlojtarin e tij në ekip, Jonathan David, dhe yllin e Paris Saint-Germain, Vitinhan.