Edi Rama ia thotë në sy Zelenskyt: Ju mbështet edhe Kosova, të cilën Ukraina nuk e ka njohur (VIDEO)

E publikuar: 15/06/2022 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë qëndruar gjatë ditës së sotme në Ukrainë, ku janë pritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një konferencë të përbashkët për media, Rama ka përmendur edhe Kosovën, duke theksuar se Ukraina ende nuk e njeh atë, por se Kosova nuk ka hezituar ta mbështesë Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus atje, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se përkrah pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë mbështetur Ukrainën, është edhe Kosova.

“Të gjitha ato janë rreshtuar në krah të Ukrainës, pavarësisht historive të ndryshme dhe marrëdhënieve me Rusinë. Të gjitha janë në mbështetje, por ka edhe një vend të gjashtë që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova e cila pavarësisht kësaj po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se jemi në një linjë të mirë përkufizuar, kjo është çfarë jemi dhe çfarë përfaqësojmë, e që besoj fort se është gjëja e duhur për t’u bërë”, ka thënë Rama.

VIDEO: https://fb.watch/dFUI2su5tY/