Edi Rama: Do ecim drejt bashkimit kombëtar

04.04.2015 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Komuna e Ulqinit, në ditën e saj, i ka shpallur qytetarë nderi zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Ceremonisë i parapriu një takim katërpalësh në mes zëvendëskryeministrit Thaçi, presidentit malazias, Filip Vujanoviq, kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe kryetarit të komunës së Ulqinit, Fatmir Gjekës.

Nikoqiri i kësaj ceremonie, kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, tha se prania e dy personaliteteve të shquar të Kosovës dhe Shqipërisë po e bën edhe më të madhërishme festën e Ulqinit, e cila shënon përfundimin e mbledhjes së ullinjve, daljen e detarëve në det dhe fillimin e sezonit turistik. “Komuna e Ulqinit shpallë ‘Qytetar nderi të Komunës së Ulqinit’ z. Hashim Thaçi, në shenjë vlerësimi dhe nderimi për rolin historik në promovimin e paqes dhe dialogut midis popujve të Ballkanit, marrëdhënieve të ngushta fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, integrimit euroatlantik dhe rolit shumë të rëndësishëm në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Ballkan dhe posaçërisht në Mal të Zi”, ishte motivacioni me të cilin kryetari Gjeka e shpalli zëvendëskryeministrin Thaçi qytetar nderi të Komunës së Ulqinit.

E zëvendëskryeministri Thaçi, duke iu drejtuar të pranishmëve, tha se Kosova e njeh Malin e zi dhe Mali e Zi e njeh Kosovën përmes Ulqinit. Ai theksoi se me hapjen e Universitetit të Prishtinës ishte hapur edhe një dritare për ulqinakët, derisa për fëmijët e Kosovës tha se janë rritur me vargjet e Hajro Ulqinakut në shkollat fillore. “Kosovarët e Ulqinit dhe ulqinakët e Kosovës votuan 100 për qind për Republikën sovrane të Malit të Zi dhe pavarësia e Kosovës dhe pavarësia e Malit të Zi ishin procese simotra, një betejë e përbashkët për liri dhe barazi, një kapitull i posaçëm në historinë bashkëkohore të Evropës”, theksoi Thaçi.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Ballkani po hedhë hapa të vendosur në kohën e re të paqes dhe se na takon të gjithëve së bashku, në këtë kohë të re të paqes, të jemi sa protagonistë aq edhe nxitës të forcimit të lidhjeve të paqes mes njëri-tjetrit. “Prej një viti ne kemi rritur bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, me të cilën kemi hedhur hapa të vendosur dhe të konsiderueshëm drejt bashkimit të forcave të ideve dhe të programeve në shumë fusha. Kjo mbështetet në ëndrrën tonë të re që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar, por edhe në modelin e ri të bashkimit që është ai në Bashkimin Evropian. Pa asnjë dyshim, ne do të ecim përpara drejt bashkimit kombëtar, por pa harruar asnjëherë se ideja e bashkimit kombëtar sot, në shekullin 21, është ide e bashkimit të gjithë shqiptarëve në familjen e madhe të BE-së”, tha Rama.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, rrugëve të Ulqinit ishin pritur edhe nga shumë ulqinakë.Displaying 11.jpg

Displaying 12.jpg

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda