Edhe Policia e Kosovës konfirmon shkatërrimin e grupit kriminal ndërkombëtarë

25.03.2015 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Edhe Policia e Kosovës konfirmon shkatërrimin e grupit kriminal ndërkombëtarë

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar operacionin e përbashkët të tetë shteteve, në mbështetje nga EUROPOL’i dhe EUROJUST’i, ku u arrestuan 78 persona, nën dyshimin e bazuar për kontrabandim të migrantëve, falsifikim të dokumenteve dhe krim të organizuar.

Të martë, në hetimin e përbashkët të tetë shteteve: Francës, Gjermanisë, Çekisë, Sllovakisë, Austrisë, Hungarisë, Zvicrës, ku pjesëmarrëse ishte edhe Kosova, në mbështetje nga EUROPOL-i dhe EUROJUST-i, është realizuar një operacion i përbashkët në të gjitha shtetet e lartcekura, nën dyshimin e bazuar për kontrabandim të migrantëve, falsifikim të dokumenteve dhe krim të organizuar, njofton Policia e Kosovës.

Ky aksion i përbashkët është iniciuar dhe hetuar që nga fillimi i vitit 2014 nga Policia e Kosovës, së bashku me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pas hetimeve intensive të kryera disamujore, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të migrantëve nga Kosova për në shtetet e perëndimit.

Në lidhje me këtë rast, gjatë vitit 2014 janë organizuar edhe operacione të tjera në koordinim me shtetet e lartcekura.

“Me datën 5.11.2014 në Kosovë janë arrestuar 13 persona, në Gjermani 3 persona, në Hungari 7 persona dhe në Austri 8 persona, gjithsej vitin e kaluar janë arrestuar 31 persona.

Me datën 24.3.2015 në operacionin e përbashkët të mbështetur nga EUROPOL-i dhe EUROJUST-i janë arrestuar 47 persona në të gjitha shtetet e lartcekura si në: Francë 12 persona, Gjermani 1 person, Çeki 16 persona, Sllovaki 2 persona, Austri 8 persona, Hungari 4 persona dhe Kosovë 4 persona, gjithsej janë arrestuar 47 persona”, thuhet në njoftimin e PK.

Deri më tani lidhur me këtë rast janë arrestuar 78 persona të dyshuar në të gjitha shtetet e përmendura.

Ky grup gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale për kontrabandim të migrantëve përdornin rrugët nga Kosova përmes Serbisë për në Hungari, me qëllim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane. Për transportimin e viktimave ky grup përdorte vetura dhe gjithashtu shfrytëzonte edhe linjat e rregullta të autobusëve për në Serbi. Çmimi për një migrant sillej nga 1800-3500 euro, varësisht destinacionit të fundit.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: vetura, kompjuterë, telefona, SIM kartela, hard drives, dokumente të falsifikuara të udhëtimit, dokumente të ndryshme bankare dhe mbi 52000.00 euro.

Fillimisht ky operacion i përbashkët policor ka rezultuar me arrestimin e (77) personave të dyshuar, mirëpo Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar edhe një person të dyshuar e që numri i të arrestuarve arrin në (78) persona.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje