Edhe një rast i rëndë në Pejë, 8 vjeçari bie nga kati i tretë i objektit, dërgohet në QKUK

E publikuar: 22/05/2024 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte nuk ka qetësi në Pejë.

Pas incidentit të rëndë të ndodhur më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u lënduan tre persona, tani ndodhi një tjetër rast i rëndë.

Një 8-vjeçar dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i një objekti po në qytetin e Pejës.

Burime të Indeksonline pohojnë se gjendja shëndetësore e të miturit është jo stabile. I njëjti është bartur me autoambulancë në QKUK. Indeksonline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.