“E tepron” Selmanaj i LDK-së: Me ardhjen tonë në Qeverisje do ta rishkruajmë Asociacionin

E publikuar: 29/10/2024 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se LDK-ja me ardhje në Qeverisje do ta fillojnë draftimin e një dokumenti të ri për Asociaiconin.

Ai ka thënë se LDK do ta kthej raportin me SHBA-të.

”Ne duhet ta rikthejmë diskutimin me miqtë tanë në mënyrë që ta fillojmë draftimin e një dokumenti të ri për Asociaiconin, nuk është e lehtë, LDK-ja e ka qasjen kështu ta kthejmë raportin me SHBA-të, ta rishkrujmë një draft të ri në përputhje me Kushtetën”, tha Selmanaj në RTV 21.