E papritura e Samitit të Vjenës: Ballkani ndeshet me BE-në në futboll

21.08.2015 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
E papritura e Samitit të Vjenës: Ballkani ndeshet me BE-në në futboll

Një betejë mes Ballkanit dhe Bashkimit Europian do të zhvillohet në Samitin e Vjenës, e kjo jo në një shesh luftimi, por në një ndeshje futbolli. Samiti i Vjenës, që do të mbahet në datat 26 dhe 27 gusht, veç diskutimit për projekte në ndihmë të Ballkanit do të dhurojë dhe një spektakël, e kjo për të afruar pak më shumë liderët e këtij rajoni, marrëdhëniet e të cilëve nuk janë aq të mira, nisur nga fakti se çfarë ka përjetuar ky rajon.

Paksa e pazakontë, por që pritet të ndodhë pikërisht në Vjenë në përfundim të samitit, ku liderët e Ballkanit do të ndahen në dy skuadra futbolli, aktivitet ky që është raportuar pikërisht nga mediat serbe dhe që mesa duket ka si qëllim pikërisht shtensionimin mes vendeve në rajon.

Do të luhet një ndeshje miqësore futbolli mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”, sipas agjencisë serbe “Tanjug”.

Ashtu siç është raportuar në mediat e huaja, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të luajë me ekipin “BE e ardhshme”. Atij do t’i bashkohen në skuadër ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshiç, homologu i tij maqedonas, Nikola Popovski, ministri i Jashtëm boshnjak, Igor Crnadak, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministri i Ekonomisë nga Shqipëria, Arben Ahmetaj, dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës nuk do të jetë përkrah homologëve të tij nga Shqipëria e Serbia. Ndeshjen do ta gjykojë komisioneri Europian, Johanes Hahn, ndërsa në ekipin e BE­së, do të jetë pjesëmarrës Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, dhe ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz.

Axhenda

Samiti i 27 gushtit në Vjenë, i cili zhvillohet si vazhdimësi e konferencës së Berlinit të iniciuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel vitin e kaluar për vendet e Ballkanit, këtë herë do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët, ku përfaqësues i liderëve të Ballkanit s’do të jetë Rama si një vit më parë, por Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç. Samiti do të drejtohet nga Kancelari austriak, Werner Faymann, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Federika Mogherini. Sipas “Tanjug”, axhenda e ofruar në këtë parashikon një fjalim hapës nga kancelari austriak Faymann dhe ministrit Josef Ostermeier, më pas takimi do të vijojë me dyer të mbyllura, ndërsa rezultatet do të publikohen në konferencën e shtypit.

Ajo çka është bërë e ditur paraprakisht, është pikërisht fakti i diskutimit për projekte konkrete në infrastrukturë, sistemin energjetik apo dhe bashkëpunimit mes të rinjve. Ndër të tjera, çështja e klandestinëve, e cila është shndërruar në një problem edhe për Ballkanin, pritet të dominojë Samitin e Vjenës më 27 gusht, mes liderëve të Ballkanit perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE-së.

Ministrat e Jashtëm

Ndërkohë që do të ketë edhe një axhendë tjetër për krerët e diplomacisë së vendeve në rajon. Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit do të diskutojnë në një takim të veçantë bashkëpunimin rajonal, emigrimin dhe luftën ndaj ekstremizmit, ndërsa ministrat e ekonomisë do të diskutojnë bashkëpunimin ekonomik në prani edhe të zyrtarëve të lartë të shtetit austriak. Në fokus do të jenë infrastruktura bashkëpunimi rinor dhe politikat e fqinjësisë. Shqipëria paraqitet me pesë projekte, në përpjekje për të marrë mbështetje financiare.

Gjatë samitit, Kryeministri serb, Vuçiç, dhe ai kosovar, Isa Mustafa, do të prezantojnë projektin e autostradës Nish – Prishtinë – Durrës, në prani edhe të kreut të Bankës Europiane të Investimeve. Në këtë samit, shtetet e Ballkanit synojnë të marrin ndihma konkrete, duke u dhënë dritë jeshile projekteve të përbashkëta të paraqitura si në infrastrukturë dhe energjetikë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë