
Një e mitur në Prishtinë ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një i mitur.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“SULM SEKSUAL – Prishtinë 05.05.2025 – 16:00-17:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.