Një nënë e re i dha jetë fëmijës së saj në makinë, në zonën e Zogut të Zi mbrëmjen e të hënës, kur e gjithë Tirana zhurmonte nga protestat e opozitës.
E ndihmuar nga një qytetar, ajo u transportua menjëherë në spitalin universitarë të traumës brenda pak minutave nga lindja.
Në mënyrë të shpejtë, mjekët i dhanë ndihmën e parë 25-vjeçares dhe vajzës së saj të sapolindur.
Një orë më vonë, nëna dhe foshnja u morën nga ekipi i mjekëve të maternitetit Mbretëresha Geraldinë, për t’ju dhënë gjithë shërbimin e nevojshëm.
Në një intervistë për Euronews Albania, drejtoresha këtij spitali, Eljona Demaliaj thotë se të dyja nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë.
Ky është fëmija i dytë i gruas 25-vjeçare, e cila e solli në jetë në mënyrë natyrale, por jo nën asistencën e mjekeve por të të afërmes së saj dhe e ndihmuar nga një qytetar i panjohur për to.