E konfirmon Courtois, dy teste me radhë rezulton negativ për COVID-19

E publikuar: 30/12/2021 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri j Real Madridit, Thibaut Courtois, ka konfirmuar se nuk është i prekur me koronavirus.

Ditë më parë ai rezultoi pozitiv bashkë me Camavingan, Valverden e Vinicius.

Por, portieri ka konfirmuar përmes një postimi se është i pastër.

Ai ka bërë të ditur se ka rezultuat negativ në dy teste me radhë për COVID-19 dhe se është në pritje të konfirmimit nga autoritetet që ta lejojnë të luajë.

COVID-19 ka pushtuat LaLigën, pasi shume lojtarë te Barcelonës, Atleticos e klubeve tjera kane rezultuat poztiv. /Gazeta Express/