“E imja”, Atdheu me dedikim dashurie për Sarën

E publikuar: 16/06/2021 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para se të përfundonte emisioni “Për’puthen”, dy ish-konkurrentët, Atdhe Xheravina dhe Sara Malaj u larguan për të vazhduar njohjen jashtë programit.

Pas vetëm pak kohësh që u larguan dyshja konfirmuan ndarjen dhe se nuk flisnin më me njëri-tjetrin.

Kjo gjë duket se nuk ka zgjatur aq shumë, pasi tani autorja e këtij emisioni ka konfirmuar se dyshja janë rikthyer bashkë. Para disa ditësh ata filluan me komente filtruese në rrjete sociale, e që tani ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

“Me çiftin në fuqi të “Për’puthen”, shkruan Olsa në një foto të publikuar në rrjetin social “Instagram”.

Pasi u konfirmua ribashkimi i tyre, Atdheu i bëri një dedikim dashurie publikisht Sarës.

Në një fotografi që publikoi Sara në rrjetin social “Instagram”, Atdheu komentoi, “E imja”, duke lënë edhe një emoji me sytë zemra.