“E dinim se kishte recetë për vrasje masive në Srebrenicë”

09.07.2015 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“E dinim se kishte recetë për vrasje masive në Srebrenicë”

Ceremonitë përkujtimore për 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës do të mbahen më 11 korrik. Allan Little, ish-korrespondent i BBC-së, i cili ka raportuar për krizën dhe konfliktin në ish-Jugosllavi, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se vrasjet në Srebrenicë kanë qenë të parashikueshme dhe të parandalueshme.

Bisedën me të e ka zhvilluar shefja e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Gordana Knezheviq.

Radio Evropa e Lirë: Ku keni qenë në korrik të vitit 1995?

Allan Little: Për fat të keq, në korrik të vitit 1995 kam lënë Bosnjën dhe kam shkuar në Afrikë… Kam qenë me një detyrë në Angola, jam zgjuar në mëngjes dhe kam dëgjuar në BBC se forcat serbe kanë hyrë në Srebrenicë. E kam ditur menjëherë se kjo do të thotë fillimi i një katastrofe.

Kam telefonuar në BBC në Londër dhe u kam thënë se kjo është e tmerrshme, se do të ketë së paku qindra të vrarë në dy-tre ditët e ardhshme dhe se duhet të bëjmë diçka, sepse e dinim modelin, e dinim se çfarë ndodh kur enklavat si Srebrenica bien. Pikëpamja ime ka qenë se ajo çfarë ka ndodhur në Srebrenicë, ka qenë ndryshe vetëm për nga shkalla e asaj që ka ndodhur për katër vjet jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kroaci.

Atë model e kemi parë në Vukovar e tutje, e kemi ditur se do të ndodhin krime masive. Pra, e kemi ditur se çfarë do të ndodhë.

Radio Evropa e Lirë: Samantha Power, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB, ka qenë gazetare e Washington Post-it në atë kohë. Ajo po ashtu ka paraparë masakrën dhe ka raportuar për gazetën e saj. Por, artikulli i saj nuk është publikuar. I është thënë se puna e saj nuk është të parashohë ngjarje, por të raportojë për atë se çfarë ndodh. Nëse gazetari/gazetarja nuk lejohet të alarmojë për një rrezik të ardhshëm, atëherë cili është kuptimi i këtij profesioni?

Allan Little: BBC nuk ka publikuar kurrë as shkrimin tim, për të njëjtat arsye – redaktorët në Londër kanë thënë se nuk është reportazh, por vlerësim i imi. Diçka shumë interesante ka ndodhur atë natë në Kombet e Bashkuara, në prill të vitit 1993. Më kujtohet që kam kaluar gjithë ditën në aeroportin e Sarajevës dhe nuk ka pasur negociata. Gjenerali Mlladiq është shfaqur me dokumentin për dorëzim dhe ka thënë se nuk ka për çfarë të diskutohet, duhet vetëm të nënshkruhet.

Të gjithë e kemi ditur këtë, por zyrtarët e Kombeve të Bashkuara na kanë mbajtur atje me orë të tëra, duke thënë se fakti se dy palët janë ulur rreth së njëjtës tryezë, është shenjë e përparimit. Nuk ka qenë e vërtetë. Ata vetëm kanë luajtur me kohën dhe kanë pritur që të ndodhë diçka në Nju Jork. Kur na kanë dërguar në qytet, sepse nuk kemi pasur për çfarë të raportojmë, na kanë thënë se do të na informojnë sa të nënshkruhet marrëveshja. Jemi informuar në orën 5 të mëngjesit të ardhshëm.

Jam zgjuar nga thirrja telefonike e zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara në Sarajevë, i cili ka thënë: ‘Kemi marrëveshje’ dhe ka treguar se për çfarë bëhet fjalë. Rreth orës 6:00 kam thirrur redaksinë time për t’i treguar se është nënshkruar marrëveshja për Srebrenicën. Redaktori më ka thënë se ka kohë që e di, se e ka marrë infiormacionin nga Nju Jorku qysh nga mbrëmja e kaluar.

Ata qëllimisht i kanë fshehur informacionet nga korrespondentët në Sarajevë, sepse e kanë ditur se ne e dimë se për çfarë bëhet fjalë. I kanë plasuar informacionet në Nju Jork dhe neve nuk na kanë informuar. I kanë plasuar përmes korrespondentëve të Kombeve të Bashkuara sepse e kanë ditur se ata do të bindin botën se bëhet fjalë për marrëveshje të çarmatimit, me të cilën të gjithë janë të kënaqur.

Mirëpo, ne e kemi ditur se nuk bëhet fjalë për marrëveshje të çarmatimit, por të dorëzimit, dhe e kemi ditur se e gjithë kjo është shumë e rrezikshme.

Radio Evropa e Lirë: Kjo rezolutë, në fakt, ka qenë parahyrje e asaj që ka ndodhur në korrik të vitit 1995…

Allan Little: Po. Dhe, e kemi ditur se kjo është e vërtetë. E kemi ditur me kohë se kjo është parahyrje për një masakër. E kemi ditur me kohë se ajo e lë popullin e Srebrenicës të ekspozuar ndaj hakmarrjes së atyre që kanë rrethuar enklavën për një vit. E kemi ditur në prill të vitit 1993 se kjo ka qenë recetë për vrasje masive.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, nuk do të shkojë në Srebrenicë për përvjetorin e masakrës. Rusia ka sfiduar rezolutën e hartuar nga Britania që e cilëson masakrën si gjenocid. Edhe sa kohë do ta ndikojnë situatën në Bosnje këto ngjarje?

Allan Little: Një nga pengesat e mëdha për çdo lëvizje përpara në Bosnje është refuzimi i vazhdueshëm i Republikës së Serbisë për të njohur natyrën e asaj që ka ndodhur. Serbia nuk ka ende president ose kryeministër që mund të përballet me realitetin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor