Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar masën e suspendimit për një zyrtar policor në Mitrovicë.
Rreshteri policor dyshohet se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.
Arsyeja dyshohet të jetë se i njëjti ka marrë orën e një personi dhe më pas ia ka kthyer.
Rreshteri i suspenduar, sipas Sinjalit, nga IPK është Sead Azemi.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këto raste për të sqaruar rrethanat e rastit.