Dyqanet rrisin çmimet dhe “mashtrojnë” konsumatorët

04.07.2015 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dyqanet rrisin çmimet dhe “mashtrojnë” konsumatorët

Konsumatorët kosovarë jo rrallëherë gjenden përballë një marketingu mashtrues dhe të ekzagjeruar nga shumica e dyqaneve, madje edhe ndryshim të çmimit nga vitrina, ku vendosen produktet, deri tek arka e dyqaneve përkatëse.

Kështu thonë disa qytetarë, por edhe përfaqësues të Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Një qytetar nga Mitrovica, Burim Bajraktari, është përballur tri herë radhazi në të njëjtin dyqan me mashtrim të çmimeve.

Ai tregon se për një produkt të blerë, në arkë ka paguar sa për të blerë një pako të tërë me atë produkt.

​“Pakënaqësitë e mia janë sepse në një market në Mitrovicë, kam blerë një neskafe që ka kushtuar 0.17 euro, me çmim normal dhe të qartë në vitrinë, por kur kam ardhur te arka të bëj pagesën, neskafja ka kaluar me çmimin 5.32 centë. Kjo më ka ndodhur, jo një herë, por tri herë radhazi”, tregon Bajraktari.

Se qytetarët mashtrohen në forma të ndryshme nga dyqanet tregtare në Kosovë, e thotë edhe Selatin Kaçaniku, kryetar i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kaçaniku shprehet se bizneseve private nuk i intereson konsumatori, por vetëm përfitimet materiale

“Ne e shohim se ka shumë mangësi në menaxhimin të marketevedhe këto mangësi dhe paaftësi, natyrisht se rezultojnë me dëshpërimin e qytetarëve konsumatorë. Arsyetimet e marketeve nuk zgjedhin punë, përkundrazi sa më shumë që ato arsyetohen, puna është më keq, sepse dëshmon se ne kemi një tregti të paaftë, të pangritur, jo kompetente dhe pa fije kontrolli”, thotë Kaçaniku.

Madje, ai thotë se është bërë e zakonshme që në prag të festave, shumica e dyqaneve, nëpërmjet fletushkave të ndryshme, të paraqesin oferta për çmime të ulura të produkteve.

Edhe disa qytetarë në Kosovë thonë se dyqanet e ndryshme po e mashtrojnë konsumatorin, madje, sipas tyre, ditëve të fundit ka edhe ngritje të çmimeve.

Brahim Ferati, pensionist, thotë se bizneset vazhdimisht i shfrytëzojnë festat e ndryshme për t’i shtrenjtuar produktet e tyre.

“Pothuajse të gjithë artikujt janë shtrenjtuar. Në prag të festave, e shfrytëzojnë rastin t’i shtrenjtojnë, përveç disa pemëve dhe perimeve që tashmë janë liruar, produktet tjera janë shtrenjtuar. Kurse reklamat në fletushka, nuk i shikoj, janë mashtrime”, shprehet Brahim Ferati.

Ndryshe, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, funksionon një departament për mbrojtjen e konsumatorit.

Udhëheqës të këtij departamenti, në një përgjigjeje nëpërmjet postës elektronike, tregojnë se vetëm gjatë vitit 2014 numri i ankesave të parashtruara ishte 186, kurse në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në këtë departament janë ankuar 114 konsumatorë.

Nijazi Shala, udhëheqës i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, bën të ditur se shumica e ankesave të qytetarëve kanë të bëjnë me mospërfillje të garancisë për produktet e blera, por edhe për mospërputhje të çmimeve, transmeton rel.

E drejta e konsumatorit në Kosovë ka filluar të mbrohet qysh në vitin 2004.

Ndryshe, gjobat për ato kompani, të cilat identifikohen se kanë bërë reklama mashtruese, sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, janë prej njëmijë euro deri në tremijë euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë