Dy të vdekur e 70 të plagosur nga sulmi me automatik në Las Vegas

E publikuar: 02/10/2017 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Las Vegas ka dal me një raportim zyrtar duke konfirmuar se vetëm dy persona janë vrarë nga sulmi me armë zjarri që ndodhi në një festival të muzikës në Las Vegas.

Përveç dy viktimave, policia bënë të ditur se dhe rreth 70 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat, të cilët janë duke pranuar trajtimin në spital.

Bari i natës në restortin e njohur të Las Vegasit, ”Mandalay Bay” është i mbyllur plotësisht pas këtij incidenti i cili rezultoi me fatalitet.