Dy motra me origjinë shqiptare janë vetëhedhur nga një pallat në Xhenova të Italisë.
Mediet italiane raportojnë se njëra prej motrave, 31-vjeçe humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa tjetra, 34 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë.
Media vendase raporton se frika, se mund t’i hiqnin kujdestarinë e katër fëmijëve të saj, 3 deri në 9 vjeç, qëndron pas tragjedisë që solli vdekjen e 31-vjeçares me origjinë shqiptare.
Me të ishte edhe motra e saj 34-vjeçare, shumë e afërt me viktimën. Tragjedia vjen vetëm disa ditë pasi ishte caktuar seanca e radhës për kujdestarinë e fëmijëve.