Dy gola në dy minuta në “Dall’Ara”, Italia paqe me Gjermaninë, Mali i zi befason Rumaninë

E publikuar: 05/06/2022 00:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në stadiumin “Dall’Ara” të Bolonjës, matën forcat dy superfuqi të futbollit europian, Italia me Gjermaninë, që bëjnë pjesë në Grupin 3 të Ligës A së bashku me Anglinë dhe Hungarinë.

Pas minutash të tëra me rezultatin të pandryshuar (kishte goditur shtyllë Scamaca, goli i parë i sfidës erdhi në të 70-tën nga Lorenzo Pellegrini, që ngriti peshë tifozët vendës me një finalizim të thjeshtë, i gjendur i vetëm vetëm pak metra larg portës së mbrojtur nga Neuer.

Mirëpo epërsia e italianëve zgjati shumë pak. Pas një aksioni pa shumë pretendime, “Panzerat” përfituan nga shpërqendrimi i vendasve, duke barazuar me Kimmich. Nuk pati ndryshim rezultati në minutat e mbetura,

Në Stamboll, Turqia vendëse e drejtuar nga gjermani Kuntz fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Islandës. Under shënoi golin e parë të takimit në minutën e 37-të, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan njëri pas tjetrit Dervisoglou, Dursun dhe Demiral.