Dy ditët e ardhshme, mot me diell dhe vranësira

E publikuar: 31/08/2021 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.